Ministri i Jashtëm i Francës Jean-Marc Ayrault dhe sekretari amerikan i Shtetit John Kerry thanë të dielën në Paris se kalimi politik në Siri duhet të jetë thelbi i bisedimeve të paqes në Gjenevë, që pritet të nisin më 14 mars.
Të dielën, ministrat e Jashtëm të Francës, SHBA-së, Britanisë, Gjermanisë, Italisë dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Frederica Mogherini zhvilluan mbledhje në Paris, ku diskutuan për çështje të ndryshme përfshi krizën siriane, problemet në Libi, Ukraninë etj.
Jean-Marc Ayrault tha në një konferencë shtypi se duhet të konkretizohet kalimi politik në Siri dhe kjo gjë duhet të jetë fokusi i bisdedimeve të Gjenevës.
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha për shtypin se mirëpret zhvillimin e bisedimeve të paqes mbi çështjen siriane në Gjenevë, duke nënvizuar se çdo veprim kundër marrëveshjes së armëpushimit cënon procesin e bisedimeve të paqes.