Natës e së dielës Agjencia Hapësinore Ruse lëshoi me sukses nga qendra e lëshimit të satelitëve në Baikonur të Kazakistanit satelitin vëzhgues "Resurs-P1" nëpërmjet raketës "Soyuz-2.1B" . Dhjetë minuta pas lëshimit, sateliti u nda me sukses nga raketa dhe hyri në orbitën e përcaktuar.
Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Lajmeve "Russia Today", sateliti "Resurs-P1" do të jetë pjesë e grupit të satelitëve rusë për përdorim civil. Informacionet e mbledhura prej tij do të përdoren për projekte në bujqësi, pylltari dhe burimet ujore, si edhe për të monitoruar situatat emergjente brenda Rusisë.