20160311gjumi2 |
Mjekët kinezë thonë se pagjumësia shkaktohet nga stresi emocional, dieta e çekuilibruar dhe shumë të tjera.
Në Mjekësinë Tradicionale Kineze, gjumi është pjesë e ritmit natyror të yin- yang në trup.
Yin dhe yang janë dy forca të kundërta: Kur ne flemë, yin është më dominant në trup. Gjatë ditës, kur jemi aktivë, dominon yang. Pagjumësia është shenjë e çrregullimit të ritmit të njërës prej forcave ose të të dyjave yin dhe yang.
Megjithatë, pagjumësia mund të vijë nga shkaqe të tjera sekondare, si dhimbje kronike, thotë Pansy Yeo, praktikuese a MTK-së
Disa praktikues të tjerë të MTK-së thonë se pagjumësuia shkaktohet nga ngarkesa emocionale, dieta e çekuilibruar, lodhja fizike dhe një system I dobët imunitar.
Ms Yeo thotë se koha ideale për të fjetur në darkë, sipas ores biologjike, është nga ora 11 deri në 12.
Kjo kohë korrespondon me meridianin e fshikëzës së tëmthit, që luan një rol të rëndësishëm në nxjerrjen e toksinave nga trupi.
Gjithashtu, këshillohet të merrni një sy gjumë nga ora 11 e drekës deri në 1, pasi kjo kohë korrespondon me meridianin e zemrës.
Pagjumësia mudn të vijë edhe si pasojë e 5 gjendjeve:
Energjia e bllokuar Chi në mëlci
Shkaqet: Zemërimi- kjo lidhet me mëlcinë dhe mund të ndikojë lëvizjen e energjisë chi si dhe të shkaktojë bllokim të saj, prandaj mos qëndroni të nevrikosur apo zemëruar.
Bllokimi i energjisë chi çon në qarkullim të dobët të gjakut në zemër, dhe kështu ju ndikon tek gjumi.
Simptoma: Dhembje koke, tension në rritje i syve, tension i lartë i gjakut, tinitus (zhurmë veshësh), shije e hidhur në gojë dhe gjuhë të kuqe.
Pacienti mund të ketë vështirësi të bjerë në gjumë, dhe nëse fle, sheh shumë ëndrra.
Ushqimet: Bëni një çaj me krizantemë dhe gjethe menteje për përmirësimin e energjisë chi në mëlçi.
Probleme me zermën dhe shpretkën
Shkaqet: Problemet me mëlçinë do të ndikojnë edhe funksionin e shpretkës, e cila sipas MTK-së besohet se ndikon në tretjen e ushqimit dhe përthithjen e ushqimit.
Kur shpretka nuk arrrin të përthtithë si duhet elementët, edhe gjendja psikologjike e një perdoni ndikohet përveç të tjerave.
Simptomat: Personi e ka të vështirë të bjerë në gjumë
Po ashtu personat që kanë këtë problem harrojnë lehtë, kanë shtrngime në zemër dhe problem gastrointestinale si dhimbje abdominale dhe problem me zorrët.
Ushiqmet: Konsumoni supë me brinjë derri.
Disharmonia midis zemrës dhe veshkave
Shkaqet: Kur veshkat kanë mungesë të forcës yin (elementi përgjegjës për ftohjen e organeve) pasi me moshimin dhe sëmundjet, nuk mund të rregullohet yang (elementi që lidhet me nxehtësinë) në zemër.
Si rezultat, prishet ritmi normal i yin-it dhe yang-ut në trup.
Simptomat: Shpim në zemër, tinitus, djersitje natën dhe dhimbje mesi dhe gjuri.
Ushqimet: Konsumoni çaj me kanellë dhe mjalt
Pothuajse 1/3 e jetës sonë kalon në gjumë. Gjumi luan një rol shumë të rëndësishëm për shëndetin pasi gjatë tij, truri dhe trupi ynë shplodhet dhe rimerr energji. Kjo periudhë e pushimit na mundëson të "karikojmë bateritë" për aktivitetin e përditshëm.
Mjekët theksojnë se për persona të ndryshme, kohëzgjatja e gjumit është e ndryshme. Fëmijët kanë nevojë të flenë më shumë, sidomos të porsalindurit. Atyre u nevojitet 18-20 orë gjumë brenda një ditë-nate. Gjatë rritjes, kohëzgjatja e gjumit pakësohet gradualisht. Fëmijët e moshës 7-13 vjeç duhet të flenë 9-10 orë, sa gjysma e orëve të gjumit që kërkohet tek të porsalindurit.
Dikush mund të pyesë "përderisa gjumi është një lloj pushimi i trurit dhe trupit, përse tek fëmijët nevojitet më shumë gjumë? Ata nuk bëjnë shumë punë fizike apo mendore gjatë ditës."
Sipas shpjegimeve nga vepra klasike e mjekësisë tradicionale kineze, orari i gjumit duhet të rregullohet gjatë 4 stinëve, meqenëse klima është e ndryshme.
Në pranverë, duhet të flemë pak vonë dhe të ngrihemi herët. Pranvera është stina e lindjes. Kafshët zgjohen nga gjumi, lulet dhe pemët çelin në këtë stinë. Prandaj, fjetja e vonë dhe zgjimi herët në pranverë nxitin qarkullimin e energjisë së brendshme trupore, duke përfituar shumë vitalitet nga drita dhe aroma e freskët e pranverës. Orari i gjumit të pranverës nis nga ora 22:30 dhe përfundon në 6:00 të mëngjesit.
Gjatë stinës së verës, gjumi ynë duhet të jetë më i shkurtër, për shkak se dita është më e gjatë dhe nata më e shkurtër. Në fakt, shumë shqiptarë, por edhe banorë nga e mbarë bota kanë dëshirë që gjatë verës të shijojnë rrëzet e diellit dhe të zhvillojnë shumë aktivitete argëtuese. Gjatë verës është mirë të shkojmë për të fjetur rreth orës 23:00 dhe të zgjohemi në 6:00 të mëngjesit.
Gjatë stinës së vjeshtës, duhet të flemë herët dhe të ngrihemi herët. Vjeshta është stina e korrjes. Frutat e pemëve duhet të korren në këtë stinë. Aktivitetet e njerëzve do të pakësohen me uljen e temperaturave. Qarkullimi i brendshëm në trup do të jetë më i ekulibruar në këtë stinë. Prandaj, fjetja herët dhe ngritja herët mund ta favorizojnë ekuilibrimin psikik dhe fizik, i cili përputhet me karakterin e klimës së vjeshtës. Orari konkret i gjumit të vjeshtës fillon nga 21:30 dhe përfundon në 6:30 të mëngjesit.
Në dimër, duhet të flemë herët dhe të ngrihemi vonë. Dimri është stina e rezervës. Shumë kafshë hyjnë në letargji ose pakësojnë aktivitetet e tyre, për të rezervuar energji, në pritje të ardhjes së pranverës. Shumë pemë do të jenë pa gjethe. Fjetja herët dhe zgjimi vonë mund të jenë në favor të rezervës së energjisë dhe vitalitetit të jetës. Orari konkret i gjumit në dimër nis përpara orës 21:00 dhe përfundon pas orës 7:00.
Ju folëm për orarin e gjumit të shëndetshëm, si dhe përshtatjen e kohëzgjatjes së tij në orare të ndryshme, në stinë të ndryshme.
Duhet të theksojmë një parim të rëndësishëm të mjekësisë tradicionale kineze, veprimet e njerëzve duhet të përputhen me kërkesat e natyrës. Njerëzit nuk duhet të veprojnë në kundërshtim me natyrën. Mjedisi i natyrës na ofron shumë kushte të nevojshme të jetës, si ujë, ajër, diell etj. Kjo është metoda më e shkëlqyer e jetës për një shëndet sa më të mirë.
外名