">Kinë: A janë të plota masat për zbatimin e politikës së "dy fëmijëve"?<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Kinë: A janë të plota masat për zbatimin e politikës së "dy fëmijëve"?
  2016-03-09 16:31:02

Në Pekin po zhvillohen dy nga aktivitetet më të rëndësishme të kalendarit politik të Kinës, mbledhja e Konferencës Konsultative Politike dhe ajo e Asamblesë Kombëtare Popullore. Në prag të këtyre dy mbledhjes së këtyre dy aktiviteteve, sondazhet e zhvilluara në opinion publik tregojnë se temë e ndjeshme për publikun mbetet politika e "dy fëmijëve."

Ajo hyri në fuqi më 1 janar 2016. Për tre dekada Kina zbatoi politikën e planifikimit familjar, duke u lejuar çifteve të kenë vetëm një fëmijë.

Por pse Kina e ndryshoi politikën e planifikimit familjar, të cilën e zbatoi për 30 vjet?

Arsyeja kryesore është ndryshimi i strukturës së popullsisë dhe rritja e përqindjes së popullsisë së të moshuar. Në vitin 2010 popullsia e moshuar ishte 13,3% dhe deri në vitin 2014 u rrit në 15.5%. Tani Kina është një nga vendet me rritjen më të shpejtë të popullsisë së moshuar.

Sipas statistikave, deri në mesin e këtij shekulli, afro 500 milionë kinezë do të jenë mbi 60 vjeç. Kështu vendi përballet me një problem serioz siç është ulja e lindshmërisë dhe rritja e popullsisë së moshuar, duke ngritur pikëpyetje serioze për të ardhmen. Kush do të punojë dhe kush do të japë taksa?

Përveç këtyre, politika e kaluar e planifikimit familjar shkaktoi një sërë problemesh shoqërore. Shumë familje humbën fëmijën e vetme dhe tani prindërit e moshuar jetojnë të vetmuar.

Qeveria kineze po i ndjek më vëmendje këto probleme, prandaj dhe hartoi fillimisht politikën e re të dy fëmijëve për çiftet që ishin fëmijë të vetëm në familjet e tyre.

Deri në dhjetorin e vitit 2014, vetëm 1 milionë çifte në mbarë Kinën paraqitën kërkesë për lindjen e fëmijës së dytë, por autoritetet parashikuan që kjo shifër të ishte 2 milionë. Sipas "Librit Blu të Ekonomisë: Analiza e Parashikimit të Gjendjes Ekonomike të Kinës, 2015," përqindja e lindjes së tanishme është 1.4 nga 2.1 që u parashikua fillimisht.

Më 29 tetor të vitin 2015, në Plenumin e pestë të Partisë Komuniste të Kinës u vendos që një çift të ketë dy fëmijë. Pas këtij vendimi, krahina të ndryshme të Kinës filluan të zhvillojnë sondazhe dhe të hartojnë politika sipas gjendjes së tyre.

Kështu bashkia e qytetit Zhongshan e provincës Guangdong publikoi rezultatet e sondazhit të zhvilluar nga Instituti i Popullsisë i Provincës Guangdong.

Zv./kryetari i bashkisë Yang Wenlong tha se për të realizuar politikën e re të "dy fëmijëve" duhet zhvilluar një punë përgatitore. Ai theksoi ofrimin e katër shërbimeve nga bashkia, kryesisht për femrat me moshë të lartë që duan të kenë një fëmijë të dytë.

Së pari do të përmirësohen shërbimet spitalore dhe do të rritet niveli i shpëtimit të grave shtatzëna. Së dyti, do të forcohen shërbimet bazë të lindjes dhe do të përmirësohet shërbimi mjekësore për gratë gjatë shtatzënisë me qëllim pakësimin e lindjes së bebeve me aftësi të kufizuar. Do të garantohet siguria e jetës se nënave dhe e fëmijëve.

Zv./kryetari i Konferencës Konsultative Politike i qytetit Luohe i provincës Henan, Deng Wuchang, tha se politika e planifikimit familjar ka rëndësi jetike për popullin dhe lidhet ngushtë me çdo familje. Ai i kërkoi Komisionit të Shëndetësisë të qytetit që të planifikojë së më parë dhe të përgatitet plotësisht për të siguruar zbatimin e politikës së re.

Më 27 dhjetor të vitit 2015, Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës miratoi të ndryshimin e Ligjit të Popullsisë dhe Planifikimit Familjar.

Por miratimi i ligjit të ri nxjerr në pah dhe sfida të reja për autoritetet, siç është arsimi dhe kujdesi shëndetësor.

Në vitin 2008, Kina hyri në pikun e katërt të lindjes, sidomos pas zbatimit të politikës së ndryshuar ku çiftet që ishin fëmijë të vetëm të kishin dy fëmijë. Kjo politikë solli lindjen e 1 milion foshnjave.

Me zhvillimin e politikës së "dy fëmijëve", numri i foshnjave do të rritet më shumë dhe bashkë me të dhe kërkesa për arsimimin dhe kujdes shëndetësor.

Në krahina të ndryshme të Kinës filloi shtimi infrastrukturës arsimore. Në qytetin Shenzhen të Kinës Jugore do të shtohen 1050 kuota për nxënësit, ndërsa në qytetin Zhengzhou të provincës Henen të Kinës Qendrore do të shtohen 5000 kuota.

Në fushën e shëndetësisë, popullsia e fëmijëve zë 1 të pestën e popullsisë së përgjithshme të mbarë vendit, por burimet shëndetësore mungojnë. Sipas statistikave, në vitin 2015 në Kinë kishte 0.43 mjekë pediatër për 1000 fëmijë. Ndërkohë që në Shtetet e Bashkuara ka 1.46 mjekë pediatër për çdo 1000 fëmijë.

Së fundi, Komisioni i Shëndetësisë dhe i Planifikimit Familjar dhe Ministria e Arsimit e Kinës publikuan bashkërisht planin e masave për rritjen e numrit të arsimimit të mjekëve pediatër në universitetet e mjekësisë si dhe u caktua objektivi që deri në vitin 2020 në çdo provincë të ketë një universitet mjekësie dhe secili të ofrojë specializimin e pediatrisë. Përveç këtyre, Komiteti i Shëndetësisë dhe i Planifikimit Familjar do të bashkëpunojë me autoritete të tjera për të zgjidhur problemin e vështirësisë së mjekimit të fëmijëve.

Në sesionin vjetor parlamentar të këtij vitit këshilltarët dhe deputetët kanë paraqitur një sërë propozimesh me në fokus përmirësimin e shërbimeve publike.

Përfaqësuesi i Asamblesë Kombëtare Popullore, ish-rektori i shkollës së mesme Jinian të qytetit Zhongshan të provincës Guangdong, He Youlin, propozoi vendosjen e një sistemi subvencionimi për të lehtësuar barrën ekonomike të familjeve që duan të kenë një fëmijë të dytë.

He propozoi gjithashtu zgjatjen e lejes së lindjes, si për nënën ashtu dhe për babain, si dhe ofrimin e kontrollit shëndetësor falas në spitalet e lagjeve për fëmijën.

Përfaqësuesi i Asamblesë Kombëtare Popullore i Kinës, drejtori i Zyrës së Avokatisë Guodong i provincës Guangdong, Zhu Lieyu, këshilloi caktimin e sigurimit të detyruar të lindjes. Gjithashtu pakësimin e taksave për ndërmarrjet që paguajnë sigurimet e lindjes për punonjëset femra.

Zhu këshillon dhënien e një subvencioni 3 vjeçar në masën e 70% deri në 80% të ardhurave mesatare lokale për nënat.

Ligjvënësit mendojnë se dhënia e subvencioneve për nënat që lindin dy fëmijë është i favorshëm për ruajtjen e burimeve shoqërore dhe reduktimin e presionit të ndërmarrjeve. (Çang Çuo)