Kina promovon veprimtaritë fetare
  2016-03-09 14:50:49

Përfaqësues të pesë komuniteteve të mëdha fetare të Kinës në një intervistë gjatë zhvillimit të dy sesioneve kanë theksuar se veperimtaritë fetare në vend kryhen sipas ligjit.

Anëtari i përhershëm i Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez ,Yu Zhengsheng gjatë takimit me një delegacion të provincës Henan theksoi se fetë duhet të respektojnë ligjet dhe të zhvillojnë veprimtarinë e tyre sipas karakteristikave kineze.

Ndërsa anëtari i KKPPK-së, njëherësh zëvendëskryetar i Komunitetit Mysliman të Kinës Guo Chengyhen tha se rritja e numrit të besimtarëve dhe respektimi i ligjit për fenë nga ana e tyre përbën një detyrë të rëndësishme të këtij Komuniteti. Sipas tij, qysh nga viti 1996, Komuniteti mysliman i Kinës ka zhvilluar një sërë veprimtarish fetare në përputhje me ligjin.

Anëtari i KKPPK-së dhe nënkryetar i Komunitetit Katolik Patriotik në Kinë Liu Yuanlong tha se politika dhe mjedisi shoqëror në vend kanë nxitur zhvillimin e feve. Sipas tij administrimi i organizatave fetare duhet të respektojë ligjet, ndërsa veprimtaritë e tyre duhet të zhvillohen në kornizën e ligjit.

(Çang Çuo/ Eda Merepeza)