Gazeta amerikane New York Times njoftoi të martën se sekretari amerikan i mbrojtjes Ashton Carter i ka paraqitur presidentit Obama një program për goditje ndaj IS-it në Libi.
Siç mësohet, në program përfshihen sulme ajrore ndaj afro 40 objektivave të IS-it në 4 krahina libiane, si kampe stërvitore, qendra komandimi dhe depo armësh.
Ndërkohë, zëdhënësi i Pentagonit konfirmoi planin amerikan për të goditur objektivat e Shtetit Islamik në Libi. Bëhet e ditur se aktualisht në Libi veprojnë 5 mijë anëtarë të Shtetit Islamik dhe ky vend renditet i treti përsa i përket numrit të tyre, pas Irakut dhe Sirisë. (Jiang Lei/ Eda Merepeza)