Kryeministri kinez thekson riorganizimin administrativ
  2016-03-09 14:50:49

Kryeministri kinez Li Keqiang ka marrë pjesë në një panel diskutimi me deputetët nga qyteti Chongqing, si pjesë e sesionit vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore.

Kryeministri i ka bërë thirrje pushtetit të të gjitha niveleve në vend për më shumë efikasitet.

"Ku mbështetet vitaliteti ekonomik? Ai mbështetet te njerëzit tanë. Si mund ta stimulojmë vitalitetin e njerëzve? Kjo kërkon thjeshtimin e procedurave administrative dhe reforma të mëtejshme. Ne duhet të jemi të vendosur për të vazhduar përmirësimin e shërbimeve tona, në mënyrë që të çlirojmë vitalitetin e tregut dhe forcën krijuese të njerëzve," ka deklaruar Li.

Kryeministri kinez theksoi po ashtu se Chongqing-u i ka kushtet për të luajtur një rol më të madh në hapjen e tregjeve në Kinën Qendrore dhe Kinën Perëndimore.

Bashkia e Chongqing-ut është një zonë në përmasë province në rrjedhën e sipërme të lumit Jance dhe është përcaktuar si qendër e zhvillimit ekonomik për zonat perëndimore dhe jugore të Kinës.(Raela)