Fushata kundër korrupsionit është në qendër të sesioneve të Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP) dhe Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK) që po zhvillohen në Kinë.
Anëtarët e të dy këtyre organeve të larta kanë qenë në një mendje se kjo nismë ka pastruar tregun dhe i ka dhënë gjallëri ekonomisë.
Anëtari i AKP-së dhe presidenti i Kompanisë së Makinerive të Rënda "Zoomlion" Wang Jinfu shprehet: "Nisma antikorrupsion ka krijuar një mjedis tregu më të barabartë dhe të mbështetur te rregullat, ku kompanitë mund të investojnë më shumë energji dhe kapital për t'u bërë më konkurruese."
Fushata antikorrupsion po ashtu ka forcuar besimin e investitorëve.
Li Keng Hsiu nga Tajvani, kryetar bordi i një kompanie pajisjesh për zyrat në Shangai, vë në dukje:
"Fushata kundër korrupsionit e ka bërë qeverinë më efikase dhe zyrtarët tani kanë një ndjenjë më të lartë shërbimi." (Artan Goga)