">Një shqiptar në Shangai<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Një shqiptar në Shangai
  2016-03-07 16:55:33

Shpesh kemi sjellë përmes mikrofonit të Radio Ejani, websitet të programit tonë shqiptarë që studjojnë në Kinë dhe përvojën e tyre, në këtë vend mik të shqiptarëve. Por pavarësisht mungesës së të dhënave zyrtare në qytete të ndryshme të Kinës ka dhe shqiptarë që punojnë dhe jetojnë.

Njeri prej tyre është Besmir Murati , një i ri nga Tirana, i cili prej mbi 2 vjet jeton në metropolin kinez Shangai. Pas punës për një kompani të huaj ai tashmë së bashku me një kineze ka hapur një agjenci për shitjen e pasurive të paluajtëshme. Besmiri na tregon se ndonëse ka vizituar dhe jetuar në vende të ndryshme të botës, Kina veçohet për natyrën e saj të mrekullueshme, njerëzit dashamirës dhe mbi të gjitha mundësitë që ofron për punësim.

Për të mësuar rreth planeve të këtij të riu shqiptar në të ardhmen dhe lidhjet e tij me familjen dhe miqtë në Shqipëri, ndiqni bisedën që gazetarja Eda Merepeza zhvilloi me të.