Trupat amerikane dhe koreanojugore do të fillojnë të hënën manovrat e tyre të përbashkëta vjetore.
Njoftohet se këto do të jenë manovrat më të mëdha që nga viti 2010. Ato do të zgjasin deri më 30 prill dhe në to do të marrin pjesë të paktën 15 mijë trupa.
Në manovra do të përfshihen edhe një aeroplanmbajtëse amerikane dhe disa nëndetëse bërthamore.
Manovrat do të zhvillohen në kushtet kur OKB-ja ka vendosur sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut. Pheniani i konsideron këto manovra si preludin e një pushtimi të Veriut, por SHBA-ja dhe Koreja e Jugut këmbëngulin se ato kanë natyrë mbrojtëse. (Raela).