Dy varka me refugjatë u mbytën të dielën në Detin Egje, duke shkaktuar të paktën 18 të vdekur dhe shumë të humbur, njoftojnë burime turke. Sipas tyre varkat që mendohet se janë nisur nga Siria, kaluan në brigjet perëndimore turke në Aydin për tu drejtuar më pas në Greqi. Roja bregdetare turke ka arritur të shpëtojë 15 refugjatë, por si pasojë e mbytjes së varkave shumë prej tyre konsiderohen të humbur.
Nga të dhënat zyrtare del se gjatë vitit 2015 në udhëtimin e tyre nga Turqia drejt Greqisë kanë humbur jetën 3 mijë refugjatë.
Sot në Bruksel zhvillohet Samiti i posaçëm BE-Turqi për të diskutuar rreth ndihmës së Turqisë për ndalimin e fluksit të refugjatëve drejt kontinentit europian. (Fang Xiaoyu/ Eda Merepeza)