Nën sfondin e rimëkëmbjes së dobët të ekonomisë ndërkombëtare, qeveria kineze është e vendosur për të ndërmarrë reformën, duke iu përshtatur gjendjes së re të krijuar.
Të shtunën, kryeministri kinez Li Keqiang, gjatë paraqitjes së raportit të punës së qeverisë tha se objektivi i parashikuar i rritjes ekonomike në vitin 2016 është midis 6.5% dhe 7%. Edhe në periudhën e Planit të 13-të pesëvjeçar, rritja mesatare e PBB-së së Kinës parashikohet të mbetet në nivelin e 6.5%.
Në lidhje me synimet e Kinës, gazeta "New York Times" shkruan se qeveria kineze ka rregulluar objektivin e rritjes ekonomike nga një shifër e përcaktuar në një spektër më të gjerë. Ky është një hap i drejtë, thekson gazeta.
"Wall Street Journal" shkruan se ekonomia kineze po përballet me presionin e madh të uljes dhe nënvizon reformat strukturore që po ndërmerr qeveria. Në sfondin e ekonomisë së dobët globale, ulja e objektivit të rritjes ekonomike nga qeveria kineze përputhet me parashikimet e përgjithshme, shkruan "Wall Street Journal".
"Financial Times"-i dhe agjencia Reuters, fokusohen tek niveli i deficitit buxhetor i cili u rrit në 3% nga 2.3% vitin e kaluar. Sipas mediave britanike, deficiti është më i ulët se 4% i parashikuar nga vendet e tjera. Kjo sipas tyre, tregon se qeveria kineze shpreson të lehtësojë goditjen e shkaktuar nga ulja ekonomike, ndërsa shmang zgjerimin e stimulimit fiskal. (Xu Guang/Leftion Peristeri)