Dymbëdhjetë minatorë kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër u plagos, pas një shpërthimi gazi në një minierë qymyrguri në provincën Jilin të Kinës Verilindore të dielën.
Puna e shpëtimit përfundoi të hënën në mëngjes, pasi ekipet e shpëtimit dërguan një të plagosur në spital, ndërsa konfirmuan vdekjen e 12 minatorëve të tjerë të bllokuar.
Aksidenti ndodhi rreth orës 11:20 të së dielës, në një minierë në pronësi të Kompanisë së Industrisë Minerare "Tonghua" në qytetin Baishan.
Rreth 316 punonjës shpëtimi, së bashku me një personel mjekësor prej 46 vetash, morën pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit, thanë autoritetet vendore.
Shkaku i aksidentit është ende nën hetim.(Raela)