Policia turke përdori gaz lotsjellës të shtunën për të shpërndarë demonstruesit jashtë selisë të gazetës së përditshme turke "Zaman", një ditë pasi hyri me forcë në ndërtesë për të zbatuar urdhrin për konfiskim të gjykatës .
Gazeta me qarkullimin më të madh në vend është e lidhur me kundërshtarin kryesor të presidentit Rexhep Tajip Erdogan, klerikun opozitar Fethullah Gulen që jeton në ShBA.
Veprimi i policisë turke ka reduktuar më tej numrin e mediave opozitare në vend, që tani dominohet nga organizatat pro-qeveritare, ndërsa është përhapur ndjeshëm censura.
Ngjarja u ka rënë kambanave të alarmimit në lidhje me përkeqësimin e kushteve të të drejtave të njeriut në Turqi, një vend anëtar i NATO-s dhe që gjithashtu aspiron të anëtarësohet në BE.
Urdhri i gjykatës së Stambollit për të konfiskuar gazetën Zaman, vjen ditë përpara takimit të 7 marsit, në të cilën udhëheqësit e BE-së do të përpiqen ta bindin Turqinë për të reduktuar fluksin e emigrantëve dhe të refugjatëve që udhëtojnë drejt Europës. (Leftion Peristeri)