Përveç rritjes ekonomike, raporti i punës i qeverisë kineze i mbajtur nga kryeministri Li Keiqiang, përcakton objektivat për urbanizimin e ri të vendit.
Kryeministri thotë se duhet nxitur urbanizimi i ri me në fokus njeriun.
"Kjo do të thotë t'ju garantojmë rreth 100 milionë njerëzve që jetojnë në fshat leje banimi për në qytet, përfundimin e rindërtimit të zonave të rrënuara të qyteteve ku jetojnë afro 100 milionë njerëz dhe njëherësh të garantojmë që 100 milionë banorë të fshatrave të jetojnë në qyteza dhe qytetet e rajoneve perëndimore dhe qendrore."
Sipas kryeministrit, deri në vitin 2020, popullsia urbane e Kinës duhet të arrijë në 60 për qind të popullsisë së përgjithshme. (Leftion Peristeri)