President kinez Xi Jinping tha se Shangai duhet të vazhdojë rolin e tij si një vend pionier dhe udhëheqës i reformave, ndërsa bisedonte me deputetë të këtij qyteti të shtunën, pas hapjes së sesionit vjetor parlamentar. Ai diskutoi me ta dhe mbi çështjen e Tajvanit dhe nënvizoi se qeveria do të kundërshtojë me vendosmëri "pavarësinë e ishullit" dhe do të garantojë sovranitetin dhe integritetin territorial.
Shangai duhet të përdorë frymën e kurajës dhe gjallërinë e të rinjve për të nxitur reformat në një mënyrë novatore, tha Xi, ndërsa diskutonte raportin e punës së qeverisë.
Si qendra financiare dhe tregtare e vendit, Shangai u zgjidh për hapjen e zonës së parë të tregtisë së lirë të Kinës, ndërsa është përdorur nga politikëbërësit si një tokë pjellore për politikat e reja.
Ndërkaq, president Xi foli edhe mbi çështjen e Tajvanit dhe paralajmëroi kundër "pavarësisë së ishullit".
Ai tha se qeveria do të kundërshtojë me vendosmëri "pavarësinë e Tajvanit" dhe do të garantojë sovranitetin dhe integritetin territorial.
"Politika jonë ndaj Tajvanit është e qartë dhe vazhdueshme dhe nuk do të ndryshojë pavarësisht gjendjen politike në ishull. Ne do t'i përmbahemi Konsensusit të vitit 1992 si një themel politik dhe do të vazhdojmë përparimin paqësor të marrëdhënieve ndërmjet dy brigjeve."
Xi Jinping tha se pjesa kontinentale është e vendosur për të nxitur bashkëpunimin midis dy brigjeve dhe ndërtojë një të ardhme të përbashkët. (Leftion Peristeri)