Të premten, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon mbajti raportin mbi sulmet seksuale të trupave paqeruajtëse vitin e kaluar ndaj civilëve. Gjithsej vitin e kaluar u raportuan 69 akuza në lidhje me sulm e keqtrajtim seksual.
Raporti me titull "Masat e posaçme të mbrojtjes nga sulmi e keqtrajtimi seksual" vë në dukje se në vitin 2013 dhe në vitin 2014, trupat paqeruajtëse të OKB-së morën përkatësisht 66 e 52 akuza.
Ban Ki-Moon u kërkoi vendeve të ndryshme t'i ndjekin këto çështje në gjykatat ushtarake dhe ta kryejnë hetimin e akuzave për sulm seksual brenda 6 muajve. (Fani/Leftion Peristeri)