Kina njoftoi të shtunën rritjen më të ulët të buxhetit të mbrojtjes në gjashtë vjet që shkon në një vijë me ngadalësimin e rritjes ekonomike dhe reduktimin e forcave të armatosura të ndërmarrë vitin e kaluar.
Sipas raportit të buxhetit të paraqitur në sesionin vjetor parlamentar, qeveria parashikon ta rritë buxhetin e mbrojtjes për vitin 2016 me 7.6 për qind duke e çuar atë në 954 miliardë juanë (rreth 146 miliardë dollarë). Vitin e kaluar rritja ishte 10.1 për qind.
Shtetet e Bashkuara propozon një buxhet mbrojtjeje prej 534 miliardë dollarësh për vitin fiskal 2016, rreth 3.6 herë më të lartë se buxheti i Kinës për këtë vit. Rritja e buxhetit për këtë vit nga Kina nuk do të ndikojë për ta ngushtuar këtë boshllëk.
Këtë viti thyet prirja e rritjes dyshifrore e buxhetit të mbrojtjes të Kinës dhe njëherësh shënohet rritja më e ngadaltë në gjashtë vjet. (Leftion Peristeri)