Lideri i Republikës Popullore Demokratike të Koresë (DPRK) Kim Jong Un tha se e vetmja rrugë për mbrojtjen e sovranitetit të vendit është forcimi i cilësisë bërthamore dhe ushtarake, duke shtuar se ushtria duhet të përgatitet për përdorimin në çdo kohë të armëve bërthamore. Sipas medias shtetërore koreanoveriore KCNA, Kim e bëri deklaratën gjatë një një prove të lëshimit të raketës me kalibër të madh. Ai i cilësoi këto prova si "masë parandaluese" ndaj përgatitjes së armiqve që planifikojnë të sulmojnë udhëheqjen e DPRK-së. Sipas tij armatimi strategjik dhe taktik i Koresë së Jugut ka bërë që Korea e Veriut të bëhet një shtet bërthamor.
Në raportin e agjencisë së lajmeve KCNA dënohet rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ndaj programit bërthamor të Koresë së Veriut, duke e cilësuar si "të paligjshme ndaj sovranitetit të vendit".
Ministria e jashtme e Koresë së Jugut bëri të ditur të enjten se DPRK ka lëshuar disa predha me rreze të shkurtër veprimi në ujrat e saj, pasi KS i OKB-së miratoi rezolutën për sanksione të reja ndaj Phenianit. (Eda Merepeza)