Rezoluta e re e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Korenë e Veriut, duhet t'i inkurajojë palët të punojnë së bashku për të rifilluar bisedimet 6-palëshe, deklaroi të martën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Hong Lei.
Kina mendon se veprimet e fundit të Koresë së Veriut, si prova bërthamore dhe lëshimi i satelitit, kanë shkelur rezolutat e Këshillit të Sigurimit, prandaj tha ai, duhet një rezolutë e re për të kufizuar aftësinë e Penianit për kërkime për armët bërthamore dhe raketat.
"Rezoluta e re duhet t'i inkurajojë palët të përpiqen së bashku, për të rifutur çështjen bërthamor në tavolinë e bisedimeve dhe për të rifilluar bisedimet 6-palëshe," theksoi Hong Lei.
Ai shtoi gjithashtu se Kina është e gatshme që të mbajë kontakte të ngushta me të gjitha vendet. Kina do ta zbatojë rezolutën në mënyrë rigoroze, shtoi ai. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)