Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të votojë sot për rezolutën Korenë së Veriut ku parashikohen sanksione shtesë për zhvillimin e eksperimenteve bërthamore. Lajmi u bë i ditur të martën nga Ismael Martins, përfaqësuesi i përhershëm i Angolas, vend i cili mban kryesinë e radhës të Këshillit së Sigurimit.
Sipas tij, anëtarët e Këshillit kanë zhvilluar së fundi bisedime dhe konsultime të shpeshta. "Palët e ndryshme janë të gatshme për votimin", tha Martins në një konferencë shtypi të martën.
Korea e Veriut njoftoi më 6 janar të këtij viti, zhvillimin e provës së katërt bërthamore në 10 vjetët e fundit. Një muaj më vonë, Peniani lëshoi me sukses një satelit nëpërmjet një rakete balistike me reze të gjatë veprimi.
Fill pas kësaj, Këshilli i Sigurimit i OKB-së e dënoi ashpër lëshimin e satelitit dhe njoftoi përgatitjen e një rezolute të re me sanksione më të rënda. (Zhang Yan/Leftion Peristeri)