Banka Qendrore e Pakistanit përmes një komunikate për shtyp njofton rinisjen e marrëdhënieve midis institucioneve financiare të këtij vendi me Iranin. Gazeta pakistaneze "Dawn News", duke iu referuar komunikatës nënvizon se pas heqjes së sanksioneve të OKB-së ndaj Iranit, të gjitha bankat dhe institucionet financiare mund të zhvillojnë biznes me palën iraniane.
Në tregun pakistanez po rritet vlera e monedhës iraniane Rial dhe pritet që normalizimi i këtyre marrëdhënieve të nxitë bashkëpunimin ekonomik, tregtar dhe në fushën e turizmit.
Sipas analistëve, ndonëse shkëmbimet tregtare midis Pakistanit dhe Iranit janë relativisht të pakta, tregtia e paligjshme i tejkalon disa herë shkëmbimet doganore. Tregtia e paligjshme zhvillohet më së shumti me produktet iraniane të naftës që hyjnë në Pakistan por dhe me artikuj të konsumit të përditshëm, me të cilat furnizohen tregjet e Karaçit, Quettas etj. (Zhang Yan)/ Eda Merepeza)