Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ashton Carter u shpreh të hënën se Komanda e Kibernetikës e SHBA-së do të forcojë sulmet në internet kundër Shtetit Islamik, me synim shkatërrimin e rrjeteve të tyre të komunikimit.
"Kohët e fundit operacionet e SHBA-së kundër IS-it kanë patur rezultate pozitive. Forcat irakiane të sigurisë me ndihmën e forcave amerikane kanë rivendosur kontrollin në Ramadi dhe po i drejtohen qyteteve Mosul dhe Raqa", tha Carter.
Carter dhe kreu i Komandës së Kibernetikës së SHBA-së u shprehën në një konferencë për shtyp të hënën se lufta kundër Shtetit Islamik në internet do të bashkërendohet me sulmet ajrore dhe tokësore të forcave ushtarake amerikane. Carter shtoi se sulmi në internet është një provë e re e forcës amerikane.