Konfirmohet se presidenti kinez Xi Jinping do të takohet me atë amerikan Barack Obama gjatë Samtit të Sigurisë Bërthamore që do të mbahet muajin e ardhshëm në Uashington.
Lajmin e konfirmoi kryeministri kinez Li Keqiang pasi takoi në Pekin sekretarin amerikan të Thesarit Jacob Lew të hënën.
Ai tha se takimi midis dy presidentëve do të ndihmojë për të përmirësuar marrëdhëniet midis dy vendeve, sidomos pas tensionimit të gjendjes dhe mosmarrëveshjeve mbi Detin e Kinës Jugore.
Nga ana tjetër, duke biseduar me sekretarin amerikan të Thesarit, kryeministri Li tha se shpreson për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike me Shtetet e Bashkuara.
Li Keqiang përjashtoi mundësinë e zhvlerësimit të monedhës kineze, si një rrugë e shkurtër e forcimit të eksporteve. (Leftion Peristeri)