Marrëdhëniet kino-japoneze janë të qëndrueshme dhe njëkohësisht ende të ndërlikuara dhe të ndjeshme, tha ndihmësministri i Jashtëm i Kinës Kong Xuanyou, ndërsa takoi të hënën në Tokio zv./ministrin e Jashtëm japonez Shinsuke Sugiyama.
Kong tha se shpreson se Japonia do të tregojnë sinjale të qartë dhe pozitivë rreth politikës ndaj Kinës për të vazhduar më tej përmirësimin e marrëdhënieve midis të dy vendeve.
Ai bëri thirrje që të dy vendet t'i trajtojnë mosmarrëveshjet bazuar në frymën e katër dokumenteve politike dhe marrëveshjes me katër pika midis të dy vendeve.
Kong tha se shpreson se pala japoneze do të punojë më shumë për forcimin e besimit reciprok dhe përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Nga ana e tij, zv./ministri i Jashtëm japonez Shinsuke Sugiyama u shpreh se zhvillimi paqësor i Kinës përputhet me interesin e Japonisë dhe është i rëndësishëm për komunitetin ndërkombëtar.
Ai tha se Japonia dëshiron të forcojë më tej dialogun dhe shkëmbimet me interes të përbashkët dhe të vazhdojë të nxitë përmirësimin marrëdhënieve mes të dy vendeve. (Çang Çuo/Leftion Peristeri)