Kina që është një prej kontribuuesve më të mëdha të Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, do të luajë një rol më të madh në diplomacinë shumëpalëshe për të dhënë më shumë kontribut për organizatën.
Deklarata erdhi nga Wu Hailong, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Ai shtoi se marrëdhëniet shumëpalëshe me Kombet e Bashkuara vazhdojnë të luajnë një rol të pazëvendësueshëm për të zgjidhur sfidat e sotme globale.
"Sa më e fortë të jetë OKB-ja, aq më e fortë do të jetë bota," nënvizoi ai.
Wu i bëri komentet gjatë një ceremonie përshëndetëse në përfundim të mandatit. Ai u emërua në krye të misionit të Gjenevës dy vjet më parë, pasi kishte shërbyer më herët në Bruksel. Diplomati do të kthehet në Pekin për t'u emëruar në një tjetër detyrë muajin e ardhshëm. (Leftion Peristeri)