Autoritetet e Rajonit të Posaçëm të Hong-Kongut kanë konfirmuar të mërkurën se një nga udhëtaret në avionin e rrëzuar në një zonë malore në veriperëndim të Nepalit është hongkongase.
Autoritetet e Hong-Kongut e kanë marrë informacionin nëpërmjet ambasadës kineze në Nepal dhe zyrës së Ministrisë së Jashtme të Kinës në Hong-Kong.
Sipas njoftimeve, të 23 vetat në bordin e avionit kanë humbur jetën. (Fang Xiaoyu)