Mbi 45 mijë të huaj nga 51 vende e rajone të botës u regjistruan deri në fund të vitit 2015 në provimin me gojë të nivelit të gjuhës kineze; 9669 prej tyre janë me prejardhje kineze.
Në përputhje me kërkesat për mësimin e gjuhës kineze dhe për provimin përkatës në vendet e nismës "Një brez, një rrugë", do të krijohet qendra e provimit me gojë të nivelit të gjuhës kineze dhe do të publikohet teksti i ri mësimor në uebsajit dhe në APP. (Wang Lei/Leftion Peristeri)