Kinë, qeveria rrit shpenzimet për arsimin profesional Një studim tregon se arsimi profesional është ende një hallkë e dobët e sistemit arsimor në Kinë, me gjithë përparimin e bërë gjatë vitit të kaluar.
Duke raportuar në sesionin e përdymuajshëm të Asamblesë Kombëtare Popullore, ministri kinez i Arsimit Yuan Guiren shpjegoi shkaqet kryesore të kësaj dukurie:
"Të diplomuarit në kolegjet profesionale ende përballen me një gjendje të vështirë: ende ekziston një paragjykim i përgjithshëm për ata që përfundojnë shkollat profesionale dhe për punëtorët e teknikët e kualifikuar. Përveç kësaj, shumica e prindërve nuk duan që fëmijët e tyre të shkojnë në shkollat profesionale. "
Yuan bëri të ditur po ashtu se shpenzimet për nxënësit dhe studentët do të rriten mesatarisht në të paktën 12 000 juanë në vitin 2017.
Pas studimit për shkollat profesionale të Kinës vitin e kaluar, qeveria kineze hartoi politika lidhur me 64 çështje, duke përfshirë përmirësimin e objekteve të shkollave profesionale dhe shtimin e ndihmës financiare.
Ministria e Arsimit po rishikon ligjin e arsimit profesional, për të ndryshuar gjendjen me të cilën përballet sot arsimi profesional në Kinë. (Artan Goga)