Kina ka ripohuar të drejtën e vet të vetëmbrojtjes, pas akuzave të një grupi studimor amerikan për vendosjen e instalimeve të radarëve në disa nga ishujt Nansha në Detin e Kinës Jugore.
Sipas raportit të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare me qendër në Uashington, instalimet e radarëve mund të ndryshojnë ndjeshëm strukturën operacionale të zonës.
Në përgjigje të akuzës, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying u shpreh se është e drejta e Kinës për të vendosur sisteme mbrojtjeje në territorin e vet.
"Ndërtimet nga Kina në territorin e vet janë plotësisht brenda të drejtave të saj të sovranitetit. Me vendosjen e instalimeve të kufizuara e të nevojshme mbrojtëse në ishujt përkatës në Detin e Kinës Jugore, Kina ushtron si një vend sovran të drejtat e veta të mbrojtjes sipas ligjit ndërkombëtar, gjë që është e padiskutueshme," u shpreh zëdhënësja e diplomacisë kineze. (Artan Goga)