">Shtohen studentët e huaj në Kinë<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Shtohen studentët e huaj në Kinë
  2016-02-23 16:48:32

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, në vitin 2014, mbi 377 mijë studentë nga 203 vende të botës u regjistruan në shkollat e larta të Kinës. Kjo shifër e rendit Kinën në vendin e tretë në botë përsa i përket tërheqjes së studentëve të huaj, pas ShBA-së dhe Britanisë.

Fang Jun, zv drejtor i Departamentit të Bashkëpunimit dhe Shkëmbimit Ndërkombëtar pranë kësaj ministrie thotë se të dhënat nuk paraqesin të gjitha aspektet e kësaj dukurie.

"Megjithëse Kina është vendi i tretë në botë më i preferuar, referuar numrit të tyre, cilësia e arsimit dhe përbërja e strukturës së studentëve ka vend për përmirësim", tha z. Fang.

Kina ka shënuar përparim të dukshëm për të tërhequr studentë të huaj gjatë dekadave të fundit. Në krahasim me 1900 studentë të huaj në vitin 1978, numri aktual i tyre është rritur me dyqind herë. Ndërkohë, aktualisht 2500 shkolla të larta të Kinës janë në gjendje të pranojnë studentë të huaj, krahasuar me 100, që ishin në vitin 1990.

Por z. Fang thotë se specialitetet e përzgjedhura nga studentët e huaj janë të kufizuara.

"Shumica e tyre zgjedhin degët e artit, sidomos gjuhën kineze, ndërsa studentët në degët shkencore dhe inxhineri apo biznes përbëjnë një numër të vogël", tha ai.

Ndër të tjera vërehet dhe një mosbalancim i nivelit të studimeve shkencore të studentëve të huaj. Vetëm 44% e studentëve të huaj në Kinë studiojnë për një gradë akademike, gjë që do të thotë se mbi 50% e tyre kryejnë studime për 1 ose 2 semestra në Kinë, në sajë të programeve studimore afatshkurtër. Ndërsa studentët e huaj në ShBA dhe Britani për nivele diplomimi ose masteri e dokturature zënë pjesën kryesore të studentëve të huaj.

Një tjetër dukuri është se 70% e studentëve të huaj në Kinë vijnë nga vendet fqinje aziatik ose nga Afrika. Për këtë qëllim administrata shtetërore e Kinës po planifikojnë krijimin e diversitetit në burimet e studentëve të huaj.

Sipas z. Fang Jun, Kina tërheq studentë të huaj, bazuar në epërsitë e saj në fusha si kultura, apo të pozicionit të favorshëm gjeografik dhe të kostos së ulët të studimit. Në të ardhmen, fokusi duhet të ndryshojë në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies, për të tërhequr më shumë studentë ekselence nga vende të ndryshme të botës.

Pengesa kryesore që duhet shmangur është gjuha. Ministria e Arsimit e Kinës ka vendosur si objektiv pranimin e 500 mijë studentëve të huaj deri në vitin 2020. Por, mungesa e mësimdhënies në gjuhën angleze përbën sfidën kryesore, pasi shumë studentë heqin dorë nga studimet në Kinë për shkak të vështirësisë gjuhësore.

Sipas Raportit "Dera e Hapur 2015", e publikuar nga Instituti Ndërkombëtar i Arsimimit, një institucion botëror për studentët e huaj, 975 mijë prej tyre kontribuojnë në ekonominë amerikane me 35.5 miliardë dollarë në vit, duke ofruar mbi 373 mijë vende pune gjatë vitit akademik 2014-2015. Ndërsa vendet ku anglishtja nuk është gjuhë e parë, pavarësisht zhvillimit ekonomik, apo nivelit të lartë arsimor, studentët tërhiqen me programe falas ose me bursa.

Në këtë rast, gjuha kineze, me një reputacion global si një ndër gjuhët më të vështira bëhet pengesë në vendimarrjen e studentëve të huaj për të frekuentuar universitetet kineze. Aktualisht vetëm 15% e universiteteve të Kinës ofrojnë për studentët e huaj mësimdhënie në gjuhën angleze.

Një problem tjetër është njohja e krediteve akademike. Para vitit 2015, mbi 40 vende kanë nënshkruar marrëveshjen me Kinën për njohjen reciproke të krediteve nga shkollat e larta, por kjo shifër duhet të rritet.

Në këtë drejtim po zhvillohen disa eksperimente me rezultate të dukshme. Qysh nga viti 2013, disa universitete në Shangai po përgatiten për mësimdhënie në gjuhën angleze. Deri tani, studentët e huaj mund të ndjekin 60 degë në shkollat e larta të Shangait, duke përfshirë mjekësinë tradicionale kineze, kulturën kineze etj. Kjo bën që 80% e studentëve të huaj të Shangait të diplomohen këtu ose të marrin një gradë masteri. Lëndët mësimore dhe metodat mësimdhënëse të Shangait do të përhapen në mbarë vendin, me pritshmërinë për tërheqjen e më shumë studentëve nga vende të tjera.

Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit e Kinës ka shpejtuar negociatat me administratorë të arsimit në vende të ndryshme të botës.

Në këtë drejtim sapo ka nisur bashkëpunimi midis Ministrisë kineze të Arsimit dhe grupit U15, një shoqatë e përbërë nga 15 universitete pretigjioze kanadeze, për njohjen e krediteve dhe diplomave. Tani, disa unversitete kineze mund të pranojnë studentë nga universitetet kanadeze për një afat studimi prej 8 semestrash, ku përfshihet dhe njohja e ndërsjellë e krediteve.