">Të lexosh një libër, apo të shohësh një telenovelë?<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Të lexosh një libër, apo të shohësh një telenovelë?
  2016-02-18 16:47:57

Tashmë kjo pyetje shtrohet rëndom në shoqëri, pasi invazioni i medias audiovizive gjatë një dekade sikur e kishte lënë disi në hije letërsinë e shkruar. Por njeriu nis e bën dallimin pasi provon eksperiencën. Ndoshta kjo po ndodh globalisht me rendjen e njerëzve pas telenovelave, apo rikthimit të tyre në librat klasikë.

Popullariteti i disa serialeve televizivë duket se i ka nxitur njerëzit të lexojnë më shumë libra. Kjo mund të provohet nëse i referohemi një raporti për shitjet gjatë vitit 2.015, të publikuar së fundmi nga Amazon.cn. . Të dhënat e raportit të Amazon.cn tregojnë se një numër librash janë përshtatur nga serialet më popullorë televizivë apo filma artistikë, që kanë patur sukses në sallat e kinemave.

Duke parë shitjen e veprave origjinale para dhe pas përshtatjes së tyre si në rastin e serialit "Bota e zakonshme" nga Lu Yao, vërehet një rritje e shitjeve me 500 për qind, ndërsa shitjet e librit "Udhëtimi i lules" nga Fresh Guoguo u rritën me 900 për qind, "Nirvana në zjarr" nga Hai Yan është shitur 33 herë më shumë krahasuar me periudhën para shfaqjes së filmit serial me të njejtin titull në ekranin e vogël.

Përshtatje e veprave letrare, sidomos në rastin konkret që i referohemi letërsisë në internet, ka shënuar rritje gjatë viteve të fundit në Kinë. Madje ka shumë studio që po përpiqen ta kthejnë këtë mënyrë krijimtarie në ekskluzivitet të tyre.

Në një intervistë për "Economic Daily", Tianxia Bachang, autor i romanit popullor online novel "Ghost Blows Out the Light", rrëfen se konkurrenca për përshtatjen e serialeve filmikë në libra elektronikë përbën risinë e vitit 2015.

"TV dhe firmat si dhe lojrat online kanë krijuar së bashku një bazë të mirë për ketërsinë online," shprehet Tianxia Bachang , duke shtuar se të ardhurat e autorëve nga shitja e librave më pare nuk ishin aq të mëdha sa janë realisht me këtë risi të përshtatjes së subjekteve dhe paraqitjes së tyre në një formë tjetër letrare për lexuesit.

Ky autor shpjegon se para 10 vjetësh një libër konsiderohej si ndër më të shiturit, ose "bestseller", vetëm nëse kishe shitur mbi 1 milion kopje të tij, ndërsa sot shitja e vetëm 200,000 kopjeve konsiderohet si një arritje e mirë për autorët..

"Çmimet e librave nuk kanë shënuar ndonjë rritje të madhe në një periudhë 10 vjeçare. Ndërsa të ardhurat financiare nga televizioni dhe përshtatja për filma serial janë rritur në mënyrë të konsiderueshme" argumenton Tianxia.

Të njejtin mendim ka dhe autori Zhang Yong, i romanit thriller Diezhan Shanghaita. Sipas tij, shumë pak njerëz e paten blerë librin e tij kur e botoi për here të pare në vitin 2012. Por kur subjekti i romanit u bë subjekt i fimit serial televiziv "The Disguiser", që vitin e kaluar u prit mjaft mirë nga publiku, shtëpia botuese nisi të ribotonte romanin, duke pritur rritjen e shitjeve të tij. Përshtatja ngjalli shumë diskutime në rrjetet sociale, ku shtrohej pyetja se kush ishte realizuar më mirë, libri i shkruar apo telenovela. Vetë autori thotë se për të nuk ka dallim mes veprës letrare të shkruar në formë romani dhe përshtatjes së saj për një vepër filmike.

Nëse i referohemi një vëzhgimi të Amazon.cn, 51 përqind e të anketuarve thane se ata shpenzojnë më shumë se një orë nga koha e tyre e lire për të ndjekur mediat sociale, ndërsa 36 përqind thane se lexojnë median e shtypur apo librat elektronikë për më shumë se një orë në ditë.

Në një realitet ku leximi i blogjeve dhe medias sociale është shndërruar në një dukuri të përditëshme në Kinë, përshtatjet për television apo kinematografi kanë frymëzuar lexuesit për tiu rikthyer leximit të librave të shkruar.

Sipas zëvendëspresidentit të Amazon.cn serialet televizivë dhe filmat po i shtojnë njerëzve entuziazmin për leximin dhe kjo dukuri është inkurajuese pasi po i rikthen njerëzit te leximi.(Eda Merepeza)