20160201Hotpot02 |
Pekinasi Zhang Haoran vizitoi ishullin Jeju të Koresë së Jugut majin e kaluar, ndërsa në gusht ai vizitoi Indonezinë. Me rastin e vitit të ri kinez Zhang ka planifikuar të vizitojë Greqinë, duke u ndalur në kryeqytetin e saj të lashtë Athinë, por edhe duke vizituar ishullin e famshëm të Santorinit , pa harruar vizitën në Kapadokya të Turqisë. Zhang i përket atij grupi kinezësh që adhurojnë udhëtimet nëpër botë.
Të dhëna për turizmin
Me nisjen e mijëvjeçarit të ri shumë kinezë kanë shtuar udhëtimet e tyre jashtë vendit madje në vitin 2000 numri i turistëve kinezë nëpër botë arriti në 10 milion. Në vitin 2012 Kina u bë burimi kryesor i tregut të turizmit në botë dhe numri i turistëve kinezë është dyfishuar, sipas Agjencisë së OKB-së për Turizmin.
Numri i turistëve kinezë në botë në vitin 2015 ishte 107 milion, ndërsa shifra për vitin 2015 pritet të rritet 16% ose 120 milion turistë, njofton Akademia e Turizmit e Kinës, një institucion kërkimor që varet nga Adrministata Kombëtare e Turizmit e Kinës. Parashikimi I Bankës së Amerikës Merill Lynch është që numri i turistëve kinezë në botë deri në vitin 2019 do të arrijë në 174 milion, duke shënuar shpenzime vjetore prej 264 miliard dollar. Kjo shumë është e barabartë me GDP-në e një vendi të zhvilluar aziatik si Singapori.
Turistët kinezë në botë kanë krijuar një grup të ri konsumatorësh, më të madhin në industrinë e turizmit. Kinezët kanë shpenzuar gjatë vizitave të tyre jashtë vendit në vitin 2014 164.8 miliard dollar, duke shënuar një rritje prej 88% krahasuar me vitin 2008, bën të ditur Akademia e Turizmit .
Gjatë vizitave të tyre turistike me rastin e Javës së Artë të Festës Kombëtare në vitin 2015, kinezët shpenzuan në Japoni 833.7 milion dollar amerikane, me një rritje prej 165% nga viti në vit, raporton media japoneze. Rreth 4 milion kinezë vizituan Tajlandën në 6 muajt e pare të vitit 2015, duke e rritur shifrën me 110 % krahasuar me një vit më pare dhe duke shpenzuar 53.5 milion dollar, shkruajnë mediat vendëse.
Por shifra rekord të shpenzimeve të turistëve kinezë vijnë nga Australia, ku në shtator të vitit të kaluar ato kishin arritur në 5.6 miliard dollar. Kjo shifër është aq e madhe sa tejkalon atë të shpenzimeve të turistëve nga Britania e Madhe, SHBA-ja dhe Kanadaja të marrë së bashku.
Agjencia zyrtare britanike e turizmit "VisitBritanin" parashikon që deri në vitin 2020 turistët kinezë që do të vizitojnë Britaninë e Madhe do të shpenzojnë 1.47 miliard dollarë në vit. Me shtimin e numrit të miliarderëve nga Kina, turizmi I luksit ka krijuar paketa të veçanta për ta.
Turistët e luksit
Sipas një raporti të majit të vitit të kaluar nga "Hurun International Luxury Travel Market Asia", gjysma e pasagjerëve super të pasur nga Kina përdorën në vitin 2014 fluturimet businesss class. Sipas Steve Spivak, zëvendëspresident i agjencisë turistike amerikane Tauck, pasanikët nga Kina preferojnë paketa luksi turistike për të vizituar Lumin Amazonë apo për safari në Parkun Kombëtar të Kenias.Ndërsa menaxheri i kompanisë UTours, Li Mengran thotë se shumë prej të pasurve të Kinës preferojnë udhëtimet në Polin e Veriut dhe të Jugut, ku shoqërohen nga shkencëtarë dhe fotografë profesionistë.
Liberalizimi i vizave, nxitës i turizmit
Rritja e " etjes së kinezëve" për turizëm jashtë vendit sipas drejtorit të Institutit Ndërkombëtar të Zhvillimit të Turizmit, Jiang Yiyi, vjen si rezultat i politikës së lejimit të kinezëve për të vizituar vende të ndryshme të botës me shpenzimet e tyre, rritjes së nivelit të jetesës, zgjatjes së ditëve të pushimit me rastin e festave kombëtare, liberalizimit të vizave,
Bumi i udhëtimeve të turistëve kinezë jashtë vendit pas nënshrkimit të marrëveshjes midis Administratës Kombëtare të Turizmit të Kinës dhe Ministrisë së Sigurisë Publike në korrik të vitit 1997, sipas të cilës kinezët lejoheshin të udhëtonin jashtë vendit me shpenzimet e tyre. Disa analistë e krahasojnë këtë prirje të re të bumit të turistëve kinezë në botë me atë të japonezëve në periudhën 1980-1990. Rreth 50 vende të botës kanë hequr apo lehtësuar procedurën e vizave për shtetasit kinezë. Ndërsa SHBA-ja, Korea e Jugut dhe Japonia janë zgjatur vlefshmërinë e vizave me shumë hyrje-dalje për kinezët, gjatë vitit 2015. Këtë vit pritet që e njejta politikë liberizuese të ndiqet edhe nga Britania e Madhe dhe Australia.
(Eda Merepeza)