">Të kuptojmë vibracionet e trurit<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Të kuptojmë vibracionet e trurit
  2016-02-01 10:32:57

Nëse mendja mbizotërohet nga valët alfa, atëherë ajo do të jetë e relaksuar, pa stres dhe automatikisht përdor më shumë anën e djathtë të trurit.

Këto valë arrihen më mirë përmes meditimit dhe gjumit, kur truri nis të qetësohet.

Gjumi është tepër i rëndësishëm për ne pasi i jep kohë trurit të shlodhet dhe trupit të gjejë ekuilibrin. Kjo është arsyeja kur ne flemë më shumë kur jemi të sëmurë, pasi truri ynë kthehet në gjendje alfa për të rigjeneruar trupin tonë.

Për të kuptuar rëndësinë e valëve alfa, le të bëjmë një përmbledhje të 4 valëve.

Valët beta

Valët beta kanë një frekuencë 14 deri 21 cikle në sekondë. Ne përdorim këtë valë kur jemi zgjuar dhe kur punojnë apo arsyetojmë.

Sidoqoftë, valet beta rriten me shtimin e stresin dhe nervozizmit tek ju, që do të thotë, sa më i stresuar të jeni aq më e lartë frekuenca e kësaj vale. NHëse valet e trurit arrijnë në 60 sikël për sekondë mund të shndërroheni në histerikë.

Rregulli i artë: Sa më e larta vala e kësaj frekuence, aqmë të vështirë do ta keni të funksiononi gjatë ditës. Psh gjatë një takimi të rëndësishëm të biznesit kur jeni I stresua dhe në ankth ka mundësi që valet në trurin tuaj të jenë mbi 30 dhe ka raste që nuk mendoni dot racionalisht apo si duhet.

Valët alfa

Frekuenca është 7 deri në 14 cikle në sekondë. Kjo gjendje e mendjes quhet si "relaks". Ju jeni i qetë dhe me një kthjelltësi të lartë të të menduarit. Në këtë moment mund të gjeni zgjidhje të shumë problemeve tuaja si dhe mund të keni një mënyrë më kreative të të menduarit.

Mësoni më lehtë. Kjo gjendje ju ndihmon të arrini potencialin e duhur dhe ta ndihmojë trupin të rigjenerojë vetveten duke rritur nivelin e shëndetit dhe të energjisë. Kjo është gjithashtu një gjendje kur mund të arrini hipnozën dhe të flini.

Valët theta

Valët theta mund të përshkruhen si gjumë i thellë dhe variojnë nga 4 deri në 7 cikle për sekondë. Këtu regjistrohet të gjitha emocionet tona

Valët Delta

Valët Delta karakterizohen si gjendja më e thellë e gjumit dhe kanë një frekuencë më të ulët se 4 cikle në sekondë por jo zero pasi truri vdes në zero. Kjo gjendje përshkruhet më mire si një gjendje totale e pavetëdijshme

Cikli i gjumit

Në një periudhë gjumi 8-orëshe mund të shpenzoni 30 deri në 90 minuta në gjendjen delta, 30 deri në 60 minuta në gjendjen theta dhe kohën tjetër në gjendjen alfa. Megjithatë, kjo varjon nga një individ tek tjetri, madje dhe nga nata në natë tek po i njëjti person.

Aftësia për të përdorur më mirë anën e djathë të trurit dhe aktiviteti e valëve alfa në tru do të thotë që ju të takoheni me intuitën tuaj, kreativitetin, muzikën, artin, shkrimin dhe kërcimin. Po ashtu, aftësitë e zgjidhjes së problemeve ndodhin në gjendjen alfa.

Nëse do të dëgjoni muzikë alfa, mendja juaj do të kalojë në një gjendje alfa. Zakonisht këtë e realizojmë duke dëgjuar muzikë relaksuese, dhe meditimi. Ju mund ta realizoni këtë gjendje gjithashtu duke bërë punë krijuese.

Gjendja alfa arrihet gjithashtu edhe me ushtrime të qeta meditimi apo joga. Këto aktivitetemund të realizohen me ndihmën e muzikës alfa

Përfundimi

Ju mund të përmirësoni hapësirën tuaj personale duke dëgjuar muzikë. Muzika ka fuqi të jashtëzakonshme, të gjithë e dimë këtë, sidomos në rastin kur një muzikë e veçantë na zgjon disa kujtimeve të vjetra.

Të menduarit pozitivisht

Dokumentari "Të menduarit pozitivisht sjell energji pozitive" na tregon se

universi percepton valët që kalojnë në trurin e njeriut dhe i jep atë që i kalojnë njeriut në mendje. Dmth, që valët edhe mendimet në trurin e njeriut tërheqin energji pozitive ose negative.

Dokumentari sugjeron që të mendojmë për ato gjëra që duam të na ndodhin në jetë e jo për ato që nuk duam të na ndodhin, pasi kur ne mendojmë shumë kohë për një gjë, qoftë ajo pozitive apo negative, e terheqim atë energji. Universi nuk arrin të dallojë nëse ti e do apo nuk e do atë gjë, keshtu që nëse ti e mendon, do e tërheqësh. Per gjërat që nuk i do, mos i mendo, por mendo te kundërtën. Psh kur mendon "nuk dua të sëmurem ", zëvendësoje atë mendim me "dua të jem i shëndetshëm".

Ndersa, kur nuk e do, mos bej gjëra që të çojnë drejt saj.

Sa më tepër e mendon një gjë aq normale të duket ajo.

Lloji i energjisë që ju rrethon është një faktor përcaktues në mënyrën se si ju mendoni. Si energji që ju mund të ndikojnë në moralin tuaj brenda pozitivisht ose negativisht. Ju mund të drejtoni këtë energji pozitive për të transformuar ëndrrat tuaja në realitet. Fuqia është në ju, dhe ju mund të filloni të përdorni tani.

Çfarë mendoni rreth vetes përcakton atë që ju bëni. Menyra se si e shohim veten në të ardhmen manifestohet shpesh në realitet. Duke u parë të lumtur dhe të shëndetshëm ne jemi të prirur të përjetojmë lumturi dhe shëndet. Duke parë arritjen e qëllimeve tona, ka më shumë të ngjarë që të mobilizohen të gjitha burimet tona të brendshme për arritjen e suksesit.

Edhe në qoftë se ëndrrat tuaja nuk janë ende një realitet, ato janë ende duke pritur. Kjo është një çështje kohe para se do të rishfaqen në botën e jashtme e rezultateve/pasojat e energjisë suaj të brendshme.

Për të realizuar mendime pozitive mund të:

Evitoni shoqërinë e njerëzve negativë.

Gjeni kohë çdo ditë për të medituar mbi atë që vërtet dëshironi të shihni në jetën tuaj.

Planifikoni kohë dhe energji për të qenë efikas dhe mos u merrni me gjera që ju i shihni të kota. Përqëndrohuni në qëllimet tuaja dhe kujtoni vetëm arritjen e tyre.

Kaloni kohë me njerëz pozitiv që ndajnë qëllimet tuaja, ëndrrat dhe vlerat.

Bëhuni farkëtar i fatit tuaj duke përdorur energji pozitive, kjo është më e lehtë nga sa mendojnë shumica. Çelësi i zgjidhjes është që të mos heqim dorë. Mendo për të çdo ditë.

Sa më shpejt që të lejoni mendimet pozitive në jetën tuaj, aq më shpejt do të keni sukses. Sepse brenda vetes ju dini që jeni të fortë, guximtarë dhe të aftë. Ju keni potencial të bëni më shumë nga sa besoni

MENDIMI është një valë që transmetohet, dhe kur ju mendoni pozitivisht ju ngrini vibracionet tuaj. Ju lëshoni VALË pozitive që ngrenë vibracionet dhe përhapen edhe në vibracionet e të gjithë atyre që janë përreth jush. Projektimi juaj i të menduarit pozitiv mund të ndihet tek njerëzit rreth jush si DHE NË VETEN TUAJ . Kjo është arsyeja pse kërkohet që sa më shpesh të keni mendime pozitive.