20160125Hotpot01 |
Në vitin akademik 2014/2015 numri i studentëve kinezë në universitetet amerikane është rritur nga 274,439 në 304,040, çka përfaqëson një rritje prej 10.8 % krahasuar me vitin e kaluar.
Për të gjashtin vit rradhazi Kina mbetet e para në listen e vendeve të huaja që dërgojnë student në SHBA, sipas raportit të vitit 2015 "Open Doors " që i referohet shkëmbimeve ndërkombëtare në sistemin arsimor, botuar nga Instituti për Arsimin Ndërkombëtar (IIE).
"Për here të pare, numri I studentëve kinezë në nivel universitar ka kaluar atë të studentëve pasuniversitarë", thotë Yu Minjian, specialist i arsimit pranë Ambasadës së SHBA-së.
Në vitin akademik 2014/15, studentët universitarë nga Kina arrinin në 124,552, duke përfaqësuar një rritje prej 12.7 % krahasuar me vitin parardhës.
"Studentët e diplomuar në universitetet amerikane janë 120,331, duke përfaqësuar një rritje prej 4 % krahasuar me një vit më pare. Ndërsa studentët universitarë nga Kina apo që po kryejnë trajnime janë rritur me përkatësisht 8.7 % dhe 29.1 % " tha Yu.
Këtë vit raporti "Open Doors" thekson se numri I studentëve të huaj në kolegjet dhe universitetet amerikane ka shënuar nivelin më të lartë në 35 vitet e fundit, me një rritje prej 10%. Mësohet se numri i këtyre studentëve në vitin akademik 2014/2015 ishte 974,926.
Kjo rritje e madhe dëshmon se SHBA mbetet destinacioni I preferuar për një nivel të lartë arsimor. Në vitin akademik 2014/15, krahasuar me atë pasardhës numri i studentëve të huaj në SHBA ishte 88,874 më i madh. SHBA presin 4.5 milion student kolegjesh dhe universitetesh më shumë se çdo vend tjetër, afërsisht dyfishi i numrit të tyre në Britaninë e Madhe, që renditet në vend të dytë përsa i përket frekuentimit të arsimit të lartë nga student të huaj.
Nga ky numër i përgjithshëm 31.2 % vijnë nga Kina, ndërsa mësohet se Kina dhe India përbëjnë 67 % të numrit të studentëve të huaj.
Përvoja ndërkombëtare
Nga ana tjetër Kina zë vendin e 5-të si destinacion i preferuar për studentët amerikanë jashtë vendit, duke u renditur pas Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Spanjës dhe Francës, por para Gjermanisë, Irlandës dhe Australisë.
Në vitin akademik 2013/14, numri i studentëve amerikanë në Kinë ishte 13,763, ose 4.5% e studentëve amerikanë jashtë vendit. Ndërkohë që numri i studentëve amerikanë jashtë vendit është trefishuar në dy dekadat e fundit, duke arritur në 304,467, vetëm 10 % studentëve universitarë amerikanë.
Në shtator të vitit të kaluar presidenti amerikan Obama dhe homologu I tij kinez Xi Jinping shpallën nismën "One Million Strong"që parashikon që deri në vitin 2020 rreth 1 milion të rinj amerikanë të studjojnë gjuhën kineze.
"Ne gëzohemi kur shohim rekordin e numrit të studentëve që po shfrytëzojnë mundësitë e arsimimit jashtë vendit. " shprehet Evan Ryan, ndihmës sekretar i shtetit për arsimin dhe kulturën pranë Departamentit amerikan të shtetit. Sipas tij "me rritjen e numrit të studentëve jashtë vendit po investohet për të ardhmen dhe përballimin e sfidave globale. "
Presidenti I IIE's Dr. Allan E. Goodman është i mendimit se përvoja ndërkombëtare është një ndër komponentët më të rëndësishëm të arsimimit në shekullin e 21-të. "Studimi jashtë vendit është një ndër rrugët më të mira për studentët universitarë dhe pasuniversitarë për të përfituar nga përvoja ndërkombëtare, aq e nevojshme për konkurrencën e sotme në tregun e punës", tha Goodman. (Eda Merepeza)