20160121Konfuci |
Sipas Konfucit, njeri i mirë nuk ishte ai që lindte në shtresat e larta të shoqërisë, por ai që demonstronte se kishte një sjellje morale të përsosur, të shoqëruar me arsimim.
Në këtë mënyrë, Konfuci favorizonte ngjitjen sociale sipas meritës, duke e këmbyer fisnikërinë e gjakut me atë të virtytit. Kjo gjë shpjegonte tërheqjen që Konfuci ushtronte mbi nxënësit e tij, që kishin origjina shoqërore shumë të ndryshme: ishin aristokratë dhe bij kalorësish, por edhe tregtarë, muratorë, artizanë dhe ushtarë. Konfuci i konsideronte bashkëbisedimet e tij me ta, më të rëndësishëm se çfarëdolloj gjëje tjetër. Thoshte: "Të mos flasësh me një person në gjendje të përthithë atë që i themi, është njësoj si ta çosh dëm. Dhe të flasësh me dikë të paaftë që të asimilojë atë që i themi, është njësoj si të çojmë dëm fjalët tona". Konfuci pati një marrëdhënie shumë të ngushtë me nxënësit e tij.
5 mësime të Konfucit
1. Të fituarit në kurriz të të tjerëve, ju sjell fat të keq.
2. Braktisja e të moshuarve dhe fokusimi vetëm tek të vegjëlit në familje do të sjellë fat të keq në këtë familje: Për këtë ka një legjendë. Djali nuk sillej mirë me babain e tij sepse i ati ishte tepër i vjetër për të punuar. Djali u rrit dhe u martua, bëri edhe fëmijë. Po ashtu fëmijët e tij nuk silleshin mirë me babain e tyre. Të gjithë pjesëtarët e familjes ishin në luftë të vazhdueshme me njëri-tjetrin. Një ditë djali vajti tek një plak i moçëm dhe i tha: "Fëmijët e mi nuk sillen mirë me mua, dhe kjo gjë më mërzit. Çfarë mund të bëj për ta përmirësuar këtë gjë?" Plaku ia ktheu: "Po ju si i trajtoni prindërit?" Djali u përgjigj me gjysmë zëri: "Në të njejtën mënyrë që fëmijët e mi më trajtojnë mua." Plaku i tha: "Pikërisht për shkak se ju jeni i pasjellshëm me prindërit, fëmijët tuaj ndjekin të njëjtin shembull, ata janë të pasjellshëm me ju.."
3. Nëse personat me virtyte janë lënë mënjanë dhe ata pa vlera janë në pozita të larta; kjo do të sjellë fatkeqësi për një vend
4. Nëse të vjetrit nuk janë të gatshëm të japin mësime nga jeta dhe të rinjtë janë tepër arrogantë për të mësuar, kjo është fatkeqësi në kulturën e një kombi.
5. Nëse të diturëve u privohen pozicionet e rëndësishme dhe të pangopurit udhëheqin nëpër poste të larta, atëherë kjo do të sjellë fatkeqësi për të gjithë botën.
Konfuci na inkurajon të sillemi mirë me prindërit, nëse duam që edhe fëmijët tanë të sillen mirë me ne.
Zakonisht, nëse në një shtëpi mbizotëron tersi, kjo vjen nga njerëzit dhe jo nga tullat. Një thënie tradicionale kineze: "Kudo që rri një person i bekuar, vendi rreth tij është vend i mirë."
Karma
Çdo shkak ka një pasojë – çdo pasojë ka një shkak. Çdo veprim krijon një energji të caktuar, e cila kthehet me të njëjtin intensitet tek pikënisja / tek prodhuesi. Pasoja kthehet në cilësi dhe sasi të njëjtë. E njëjta prodhon të njëjtën: Aksion-Reaksion. Diku në kozmos gjendet një memorizues personal, ku memorizohen veprat. Një ditë kthehen të gjitha, në mos në këtë jetë, në tjetrën...
Motivi i shkakut mund të qëndrojë në shumë shtresa. Çdo gjë bëhet në përputhje me ligjin. Çdonjëri është krijuesi, bartës dhe përcaktues i fatit të tij. Çdo mendim, çdo ndjenjë, çdo veprim është një shkak, që ka edhe një pasojë. Nuk ka mëkat, nuk ka faj dhe nuk ka rastësi, por vetëm shkak dhe pasojë, që qëndrojnë shumë shekuj dhe shumë jetëra larg njëra tjetrës. "Fati" dhe "Rastësia" janë vetëm nocione, që tregojnë për mosnjohjen e ligjit.
„Karma " është fjalë sanskrite dhe do të thotë"rrotë" (rreth). Karma na detyron neve të lindemi e rilindemi. Për një arsye: Të çlirohem nga padrejtësitë që i kemi shkaktuar dhe t' i përmirësojmë gabimet. Çdo reinkarnim, është një mundësi e re e mësimit, sepse çdo herë do të konfrontohemi me problemet e pa zgjidhura, me veprat e këqija. Kapërcimi i tyre, nuk është anashkalimi, por konfrontimi me to dhe zgjidhja. Shpesh ato zgjidhen me pranimin e tyre. Aq sa më shumë u ikin njerëzit zgjidhjeve të problemeve, aq më shumë rikrijojnë karmë, dmth. rilindje. Veprat e mira, sjellin vepra të mira, të këqijat, sjellin të këqija. Njeriu lindet e rilindet deri sa të përkryhet, pastaj kalon në Nirvanë, gjendje të pagjendje, në mosekzistencë, sepse sipas Budës, çdo ekzistencë është vuajtje. Kjo është e vërteta e parë fisnike tek budizmi dhe e vërteta e dytë është: shkaku i vuajtjes është dëshira e tepruar, lakmia..."
Që atëherë kur njeriu vëzhgoi për herë të parë , kureshtar , natyrën dhe pa funksionimin e saj ritmik, e deri më sot, kanë kaluar miliona vjetë. Thuhet se kureshtja është dera e parë që hapet nga aftësia e të filozofuarit. Dhe kjo gjë është e vërtetë. Me vëzhgimin e natyrës dhe të ritmeve të saj, njeriu filloi të filozofojë dhe të pyesë veten për prejardhjen e tij dhe fatin e tij, për jetën dhe vdekjen, për vetë natyrën e tij dhe rëndësinë e Ekzistencës dhe të Universit, dhe kështu filloi të ndjente botën hyjnore, Përjetësinë.
Një nga pikat kryesore të filozofisë është ajo rimishërimit. Vëzhgimi i natyrës na mëson ekzistimin e cikleve, ritmeve që përsëriten, ashtu si një pjesë muzikore, por në nivele të ndryshme. Notat muzikore nuk janë të njëjta, por melodia është e njëjtë, harmonia e totalit mbetet e konsoliduar, ndryshimi i tingujve dhe pushimet, gjithcka ka të njëjtën mënyrë ndërtimi.
Pranvera zëvëndëson dimrin, dita e re zëvëndëson çdo natë. Punën e lodhshme e zëvëndëson clodhja, e cila lajmëron për një punë të ardhshme të re. Pas cdo stuhie vjen qetësia. Por, pavarësisht se trëndafilat e çdo pranvere janë të ndryshëm nga të mëparshmit, aroma e tyre është e njëjtë. Vëzhgime të tilla, mendime të tilla, bënë që njeriu të kuptojë se edhe ai vetë, si një pjesë e pandarë e natyrës, merr pjesë ne ritmet e saj, dhe duke ndjekur këto ritme, jeton, vdes dhe rijeton në këtë botë.
Qëllimi i ligjit të rimishërimit, ashtu si edhe të çdo ritmi tjetër të natyrës është perfeksionimi i qënies, pra të bëhet më e pastër nga iluzionet e botës materiale dhe të prirjeve inferiore, që e skllavërojnë ne injorancë dhe në vuajtje. Me Rimishërimet e njëpasnjëshme shpirti njerëzor perfeksinohet, fiton njohuri dhe eksperienca të nevojshme dhe lartësohet gjithmonë e më tepër drejt dritës shpirtërore, nga e cila është ndarë.
Veprimet e mira krijojnë kundërveprime të mira, karma të mirë, dhe të këqijat të kundërtën. Por të gjitha këto rikthehen tek ne dhe na lidhin, duke na kërkuar shlyerje.