">Kina njeh rritjeve marramendëse të pagesave me celular <IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Kina njeh rritjeve marramendëse të pagesave me celular
  2016-01-20 17:49:14

Me zhvillimin e shpejtë të teknologjisë celulare të Kinës, pagesat nëpërmjet platformave të lëvizshme kanë njohur një rritje marramendëse gjatë 2015-s. Ndërkohë tani për rregullatorët përparësi kryesore mbetet rritja e sigurtë dhe e qëndrueshme e industrisë.

Korrespodenti i CRI-së Victor Ning, raporton:

Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit e Kinës thotë se vendi kishte 1.3 miliardë përdorues të telefonisë celulare vitin e kaluar, një e katërta e të cilëve janë dhe përdorues të rrjetit 4G.

Kjo përhapje e telefonisë së lëvizshme ka krijuar një treg të madh për shërbimet e pagesave me celular. Nëse je duke bërë pazar në internet apo kryen pagesat e shërbimeve të ndryshme, ble ushqime apo paguan për parkim, tani pagesat me celular kanë prekur jetën e përditshme të shumë përdoruesve kineze.

Banka Qendrore e Kinës thotë se në tre tremujorët e parë të vitit të kaluar, totali i pagesave të bëra me celular arriti në rreth 85 trilionë juanë, ose rreth 13 trilion dollarë amerikanë, duke shënuar një rritje vjetore prej 45%.

Pavarësisht këtyre shifrave, Dai Xiaohui, një zyrtar nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, thotë se pagesat me celular janë ende një industri shërbimi në fazat e hershme të zhvillimit.

"Shërbimet e pagesave me celular kanë një zinxhir shumë të gjerë industrial, që lidin klientët dhe shitësit. Pajisjet e telefonave të mençur mund të lidhen me platformat e pagesave, të cilat mbështeten gjithashtu edhe nga operatorët telefonikë, palët e treta që ofrojnë shërbime dhe institucionet financiare. Zhvilluesit e software-ve dhe ndërlidhësit e sistemeve janë gjithashtu të përfshirë. Zinxhiri përbëhet nga shumë aktorë, ku secili ka burimet dhe potencialet e veta, e ndërkohë të gjithë janë ende në kërkim të përparimeve të reja."

Shërbimet më të përparuara të pagesave me celular në Kinë janë: shërbimi Alipay i kompanisë Alibaba, WeChat i kompanisë Tencent dhe Baidu Wallet i kompanisë Baidu. Dhjetorin e kaluar, kompania Apple dhe UnionPay lajmëruan të bashkëpunojnë për të sjellë në Kinë shërbimin Apple Pay.

Shërbimi më i mirë në treg është Alipay me afro 400 milionë përdorues, apo mbi gjysmën e atyre që kryejnë pagesa nëpërmjet platformave të lëvizshme. Strategë të ndryshëm të biznesit kanë ndihmuar gjithashtu dhe lojtarë të tjerë për të kapur pjesë të mëdha të tregut.

Xu Yanjun është drejtor i një qendre kërkimore të pagesave elektronike i kompanisë UnionPay. Ai thotë se këto platforma duhet të marrin në konsideratë përvojën e konsumatorit duke balancuar sigurinë dhe lehtësitë që ofrohen.

"Tani ne duhet të mendojmë se si t'i integrojmë shërbimet e pagesave me celular me shërbime dhe industri të tjera për t'ju ofruar konsumatorëve një eksperiencë më të mirë. Nëpërmjet teknologjive të reja, kompjuterëve të reve dhe teknologjisë big data, duhet garantuar si siguria ashtu dhe lehtësia e përdorimit për klientët."

Yang Tao është drejtori i Qendrës Kërkimore për Pagesat pranë Akademisë së Shkencave Sociale të Kinës. Ai thotë se rritja e shpejtë e tregut duhet balancuar me rregullim të shpeshta ligjore.

"Rreziqet e sigurisë së pagesave me celular prekin direkt konsumatorët dhe asetet e tyre, duke u hapur rrugën edhe aktiviteteve të paligjshme. Këto janë sfida për industrinë, e cila përbëhet nga shumë aktorë. Asnjë aktor nuk përfiton nëse çdo sektor rregullohet individualisht. Gjithashtu, ofruesit duhet të japin shërbime të përparuara. Në nivel kombëtar, ka mangësi teknologjike dhe vepruese për këto shërbime. Një industri e rregulluar më shumë mund të nxisë dhe konkurrencën e ndershme."

Dhjetorin e kaluar, Banka Qendrore e Kinës lëshoi një rregullore të detajuar të shërbimeve të pagesave online nga institucionet jobankare. Ndër pikat kryesore, kërkohet regjistrimi me emrin e vërtetë për të gjitha llogaritë e pagesave jobankare, dhe kufizime për sasinë e parave për të mbrojtur konsumatorët nga rreziqet e mundshme.

Politika e re do të hyjë në fuqi këtë korrik.