">Dr. Feng Liang: Pse mjekësia kineze është më efektive kundër kolesterolit<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Dr. Feng Liang: Pse mjekësia kineze është më efektive kundër kolesterolit
  2016-01-15 16:57:27

Mjekësia Tradicionale Kineze ka shërbyer si kura kryesore dhe ndoshta më efektivja në kurimin e një spektri të gjerë sëmundjesh në Kinë. Në ndryshim nga mjekësia perëndimore, e cila përqëndrohet në "sulmimin" e viruseve apo bakterieve të veçanta, mjekësia tradicionale kineze trajton trupin e njeriut si një të tërë dhe i kuron sëmundjet me anë të kombinimit të barnave ose mjeteve të tjera natyrale. Kjo gjë e ka bërë tejet të vështirë kuptimin e mjekësisë tradicionale kineze nga perëndimi. Megjithatë, kërkimet për mjekësinë tradicionale kineze janë shtuar si në Azi ashtu edhe përtej saj, sot mjekësia tradicionale kineze ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve nga e mbarë bota.

Që të kuptosh shpirtin e vërtetë të traditës kineze, patjetër që duhet të kuptohen kultura dhe mjekësia e saj.

Në Mjekësinë Tradicionale Kineze, trupi konsiderohet i shëndetshëm kur gjenden në ekuilibër dhe në harmoni. Së bashku me akupunkturën, mjekësia bimore është një shtyllë kryesore në mjekësinë kineze. Tani në Kinë ka mbi 6 mijë lloje barnash tradicionale kineze, mbi 600 lloje prej tyre përdoren më shpesh. Barnat tradicionale kineze zënë vendin e parë në botë përsa u përket llojeve dhe sasisë. Mjekësia kineze përdor shumë ushqime të zakonshme për efekte shëndetësore. Ushqimi mund të jetë i ftohtë, i nxehtë, i ngrohtë etj. Në mjekësinë tradicionale kineze, sëmundja kurohet duke aplikuar natyrën dhe shijen e kundërt me atë të sëmundjes.

Në programin e sotëm kemi të ftuar mjeken kineze Feng Liang, e cila do të na shpjegojë pse mjekësia kineze është më efektive kundër kolesterolit

"Ka disa sëmundje që kurohen më mirë me mjekësinë kineze, pasi kjo mjekësi fokusohet tek rrënja e problemit shëndetësor, psh; kolesteroli i lartë. Kur vuani nga kolesteroli ju shkoni ke mjeku dhe ai ju jep disa ilaçe. Ndoshta pas 2 ose 3 muajsh kolesteroli juaj kthehet në nivele normale. Por, nëse vazhdoni t'i merrni vazhdimisht këto ilaçe të forta, mëlçia do të ketë pasoja. Këto medikamente janë kimikate që dëmtojnë mëlçinë. Për të mbrojtur mëlçinë ju hiqni dorë nga këto ilaçe dhe në këtë moment niveli i kolesterolit tuaj rritet përsëri. Kjo vjen për shkak se mjekësia perëndimore nuk trajton shkakun nga rrënja. Ka shumë pacientë që edhe pse mbajnë dietë merren me ushtrime fizike, përsëri nivelin i kolesterolit të tyre mbetet i lartë dhe ata nuk e kuptojnë pse ndodh kjo. Kur këta pacientë i drejtohen mjekësisë kineze, atëherë nis trajtimi i dy organeve të rëndësishëm, mëlçia, pasi ajo përfshin metabolizmin e sheqerit dhe të yndyrnave dhe shpretka, e cila është përgjegjëse për metabolizmin e lëngjeve.

Kur metabolizmi i lëngjeve është i ulët kjo do të shkaktojë mukus dhe kur mukusi (lëndë e trashë në formë xhelatine) shkon në gjak, atëherë ai shkakton kolesterol, ndërsa kur mukusi kalon në sistemin tretës, atëherë shkakton kandida. Kandida shkakton urth, fryrje stomaku dhe kolit.

Sapo të përmirësohet puna e këtyre dy organeve, metabolizmi juaj kthehet në gjendjen normale dhe nuk do të vuani më nga kolesteroli. Sigurisht që dieta, gjumi i mjaftueshëm dhe ushtrimet fizike kanë shumë rëndësi së bashku me trajtimin, më pas ju mund të jeni përsëri i shëndetshëm."

Mjekja kineze shton se ilaçet perëndimore ju bëjnë të varur, derisa ju vuani nga efektet anësore dhe më pas duhet të ndërprisni ilacet, kolesteroli juaj ngrihet përsëri, pra kjo gjë duket si një rreth vicioz.

Ajo thekson se organet tuaja duhet të jenë të shëndetshme dhe në ekuilibër, pasi në momentin që njerëzit nisin të plaken, këto organe plaken gjithashtu dhe nisin problemet. Prandaj këshillohet parandalimi i sëmundjeve.

Stresi sipas saj është një nga faktorët që çojnë në sëmundje..

"Ju punoni shumë, nëse nuk kujdeseni për veten dhe të lehtësoni stresin, trupi juaj do të vuajë nga diabeti, mbipesha etj. Mjekësia kineze është përgjigja e duhur përpara se ju të drejtoheni drejt këtyre sëmundjeve.

Barnat kineze kundër kolesterolit të keq

Bimët mjekësore kineze përmirësojnë elasticitetin e arterieve dhe ruajnë një qarkullim të mirë të gjakut. Ato kanë pothuajse asnjë efekt anësor, krahasuar me mjekësinë perëndimore për uljen e nivelit të kolesterolit në gjak.

Ja disa prej tyre:

1. Hong Qu

Hong qu është një suplement që ndihmon në uljen e kolesterolit të keq. Ai jep pothuajse të njëjtin efekt si statina që mjekët e rekomandojnë për uljen e kolesterolit. Ky suplement kinez ul nivelin e përgjithshëm të kolesterolit të keq dhe triglicerideve. Sipas mjekut John Chen, Hong Qu ka veti të rrisë kolesterolin e mirë.

2. Jiao Gu Lan

Jiao gu lan, ose gynostemma, ul tensionin e gjakut dhe nivelet e kolesterolit. Trajton bllokimin e arterieve, hipertensionin dhe hiperlipidemia. Jiao gu lan frenon trashjen e gjakut si dhe ka veti anti-kancerogjene dhe lufton plakjen. Kjo bimë mudn të japë pak efekte anësore si lodhje, marrje mendsh dhe shtrëngim në gjoks, megjithatë gjithmënë për marrjen e bimëve kineze duhet të shkoni tek mjeku përkatës, është pikërisht ai që bën formulën sipas nevojave të gjithësecilit. Duhet të kuptoni që në mjekësinë kineze, edhe pse sëmundja tek njerëzit mund të jetë e njëjtë, çdo rast apo individ trajtohet në mënyrë të veçantë. Po ashtu bimët kineze nuk mund t'i përdorni sipas qejfit, pasi duhet të dini sasitë. Nëse përdorni pak, atëherë nuk do të kenë efekt, nëse përdorni shumë mund të keni pasoja negative. Po ashtu ka bimë që funksionojnë në bashkëveprim me një apo disa bimë të tjera, pranda duhet specialisti i fushës, vetë ai mund të japë formulën e duhur për ju.

3. Shan Zha

Shan zha, trajton hipertensionin, çrregullimet koronare të zemrës, anginëm dhe kolesterolin e lartë. Kjo bimë përmirëson qarkullimin e gjakut dhe nxit shëndetin e aparatit tretës. Nga Shan zha përfiton zemra, megjithatë personat me ulçer nuk duhet të përdorin këtë bimë. Herbalisti kinez pasi të ekzaminojë gjendjen tuaj atëherë do të rekomandojë ose jo këtë bimë.

4. Jue Ming Zi

Jue ming zi redukton kolesterolin e lartë. Ka veti diuretike dhe ul gjithashtu tensionin e gjakut. Sipas mjekut Chen, studimet kanë treguar se 98 për qind e rasteve me kolesterol të lartë, pas 6 javësh trajtimi me këtë bimë patë nivele normale të kolesterolit. Për shkak se jue ming zi ka efekte diuretike, marrja e saj me medikamente të tjera diuretike mund të shkaktojë humbje të ujit dhe prishje të ekuilibrit të elektroliteve.

5. Ze Xie

Ze xie njihet gjithashtu si alisma. Edhe kjo bimë ka efekte diuretike, rregullon qarkullimin e ujit në trup dhe zvogëlon edemën. Kjo bimë ka aftësi të ulë kolesterolin e keq, redukton arteriosklerozën dhe trajton mëlçinë e dhjamosur. Ze xie ndihmon gjithashtu në uljen e tensionit të gjakut dhe pakëson marramendjen.