20160113-SUZAN |
Shqipëria është po aq e rrezikuar nga ngrohja globale sa edhe vendet e vogla ishullore të Oqeanit Paqësor, thotë studiuesi Sazan Guri gjatë një interviste dhënë CRI Shqip, vetëm disa ditë para mbylljes së Samitit të Klimës në Paris.
Zoti Guri tërhoqi vëmendje për vetëdije të ulët të autoriteteve dhe qytetarëve kundrejt mjedisit, ndërsa bëri thirrje për ngritjen e zërit të qeverisë në institucionet ndërkombëtare për përfitimin e më shumë ndihmave për përballimin e ndryshimit të klimës, pasi Shqipëria është viktimë e tyre dhe jo shkaktare. (Leftion Peristeri)