">Kura natyrale për eleminimin e zbokthit<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Kura natyrale për eleminimin e zbokthit
  2016-01-08 16:42:33

Çfarë është zbokthi?

Zbokthi shkaktohet nga një parazit, që është një kërpudhë lëkure e quajtur Malassezia globosa. Pjesa më e madhe e të rriturve e kanë këtë kërpudhë në lëkurë. Kur kjo kërpudhë ndodhet në sasi të mëdha ose kur njeriu është tepër i ndjeshëm ndaj saj lëkura kundërvepron duke krijuar zbokth në skalpin e kokës.

Kur ulet sasia kësaj kërpudhe në lëkurë pushon edhe krijimi i zbokthit.

Ndonjëherë zbokthi shoqërohet me krruajtje.

Njerëzit që kanë zbokth kanë edhe ekzemë zbokthi më tepër se të tjerët.

Zbokthi nuk ngjitet. Është e vështirë ta heqësh fare atë, por mund të mbahet nën kontroll duke përdorur trajtimin e duhur.

Zbokthi shkaktohet nga dieta e varfër, higjena jo e lartë, faktori gjenetik, çekuilibri hormonal dhe infeksione të tjera. Përdorimi i tepërt i produkteve të bukurisë si shkuma, xhel, etj, po ashtu dhe stresi dhe ankthi mund të shkaktojnë shtim të zbokthit.

Disa këshilla për të luftuar zbokthin:

Mos e hidh shampon drejtpërdrejtë tek flokët por më pare në pëllëmbën e dorës.

Hani mire dhe shmangni stresin, po ashtu dhe një gjumë të rregullt, pasi pagjumësia dhe stresi shtojnë zbokthin.

Si ndihmon limoni?

Lëngu i limonit përmban acid citrik, pastrues efektiv natyral që heq yndyrën e tepërt në scalp dhe largon pjesërisht zbokthin. Lëngu i limonit rregullon gjithashtu nivelet e pehashit në lëkurën e kokës.

Lëngu I limonit përmabn gjithashtu vitamin C dhe flavonoide, veti këto antioksidative, antiobiotik dhe kundër kërpudhave, që reduktojnë zbokthin.

Zbokthi gjithashtu ka lidhje dhe me mungesën e zinkut në organizëm, prandaj konsideroni konsumin e më shumë ushqimeve që përmbajnë zink. Rënia e flokëve gjithashtu lidhet edhe me mungesën e zinkut. Nëse po mbani dietë dhe vini re një rënie të theksuar floku këshillohet marrja e zinkut në formë suplementi.

Mjekësi e lashtë rekomadnon ujin e orizit dhe lëngun e limonit për trajtimin e zbokthit. Sipas studimeve, efektiviteti I lëngut të limonit është 70-75% në trajtimin e zbokthit.

Flokë me zbokth? Shampot herë funksionojnë e herë jo?

E keni vetë në dorë zgjidhjen 100% të këtij problemi nëpërmjet trajtimeve natyrale në kushtet e shtëpisë. Ja disa prej tyre.

Trajtimi numër 1- Uthulla

Pasi t'i keni larë flokët, masazhoni butësisht skalpin me uthull molle dhe më pas shplajeni me ujë të ngrohtë. Bëjeni këtë për 2 javë.

Trajtimi numër 2- Veza

Në një tas rrihni dy vezë me 3 lugë ujë.

Përpara se ta aplikoni këtë maskë sigurohuni që floku të jetë i lagur.

Nisni me skalpin duke kaluar më pas në gjatësinë e flokut.

Lëreni për disa minuta

Përsëriteni këtë maskë çdo ditë për dy javë me radhë.

Trajtimi numër 3-Limoni

Në një tas, përzjeni 2 lugë gjelle uthull me dy lugë lëng limoni të freskët (mos përdorni asgjë që nuk është natyrale).

Aplikojeni këtë tretësirë në skalp. Uthulla, sidomos ajo e mollës ka veti kuruese ndaj zbokthit.

Lajini flokët me shampon tuaj dhe thajini. Përsëriteni këtë metodë për të paktën 3 javë.

Trajtimi numër 4- Kosi

Ju duhen:

1 gotë kos

1 lugë lëng limoni

Ujë i ngrohtë

Përgatitja

1. Përzieni kosin me një lugë lëng limoni

2. Masazhoni kokën me të për 15 minuta.

3. Lajini flokët me ujë të ngrohtë

Ky trajtim nuk largon vetëm zbokthin, por ndihmon edhe për trashjen dhe shkëlqimin e flokut

Trajtimi numër 4-Soda e bukës

Ju nevojiten

2 lugë sodë dhe ujë

Përzieni sodën e bukës me pak ujë derisa të krijohet një pastë e njëtrajtshme, aplikojeni në flokë të lagur dhe lëreni për rreth 10 minuta.

Shplajini flokët me ujë. Përsëriteni këtë maskë 2-3 herë në javë derisa ta shihni që zbokthi është larguar plotësisht.