">Më shumë ekspertë të huaj në Kinë gjatë Planit të 13-të 5 vjeçar<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Më shumë ekspertë të huaj në Kinë gjatë Planit të 13-të 5 vjeçar
  2016-01-04 12:57:33

Kina do të tërheqë një numër më të madh ekspertësh të huaj gjatë planit të 13-të 5 vjeçar (2016-20) si dhe do të krijojë kushte më të mira për ata që kërkojnë mundësi punësimi. Këtë e deklaroi për median kineze, drejtori i Administratës së Shtetit për Ekspertët e Huaj Zhang Jianguo,.


Zhang Jianguo

Gjatë 3 takimeve të fundit që presidenti Xi Jinping ka zhvilluar me ekspertë të huaj ai theksoi se Kina dëshiron të mësojë nga përvoja e huaj dhe do të tërheqë ekspertë nga vende të ndryshme pa paragjykime ndaj origjinës së tyre. Ndërsa kryeministri Li Keqiang në një bisedë me ekspertë të huaj në Kinë, e cila zhvillohet çdo vit para Vitit të ri kinez, pasi ndau "Çmimin e lartë të Miqësisë" për disa prej tyre kërkoi të dëgjonte sugjerimet e ekspertëve të huaj për zhvillimin ekonomik të vendit.

Më herët në muajin dhjetor, qeveria kineze mirëpriti mendime të ekonomistëve ndërkombëtarë për hartimin e planit të 13-të 5 vjeçar gjatë një seminari të organizuar nga Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës, ku ishte i pranishëm dhe kreu i qeverisë Li.

Kjo ishte e para here që Këshilli i Shtetit i Kinë skishte ftuar ekspertë vendës dhe të huaj të jepinin mendime rreth hartimit të planit të 13-të 5 vjeçar. Përpjekjet e përbashkëta ndikojnë në përshtatjen e planit të ri të zhvillimit të vendit në 5 vitet e ardhshëm me kushtet lokale. Lidhur me këtë drejtori Zhang shprehet se qeverisja qendrore i kushton një rëndësi të madhe tërheqjes së talenteve të huaja në Kinë.

Sipas tij gjatë 5 viteve të fundit është shënuar një përparim i dukshëm në strategjitë e përgjithëshme kombëtare, promovimin e shkëmbimeve ndërkombëtare dhe tërheqjen e burimeve intelektuale. Po ashtu vërehet dhe një rritje e nivelit professional të ekspertëve të huaj që vijnë për të punuar në fusha të ndryshme të jetës në Kinë.

Numri i ekspertëve të nivelit të lartë në Kinë është rritur ndjeshëm dhe shpërndarja e intelektualëve të huaj është përmirësuar në sektorët e ndryshëm industrial por dhe në rajonet e vendit.

"Sistemi i përzgjedhjes së talenteve të huaja bazohet në politika dhe ligje më të arrira, duke funksionuar sipas kërkesave", tha Zhang.

Vitet e fundit qeveria kineze ka vlerësua sugjerimet e të huaja, duke i konsideruar si pjesë e politikës këshilluese. Në janar të vitit të kaluar Administrata e Shtetit për Ekspertët e Huaj dhe Zyra Kërkimore pranë Këshillit të Shtetit zhvilluan një seminar për marrjen e mendimit të ekspertëve të huaj lidhur me raportin vjetor të Këshillit të Shtetit.

"Kjo lëvizje ishte e paprecedent dhe tregon transparencën e qeverisë kineze si dhe dëshirën për të mësuar nga vende të tjera," theksoi Zhang.

Në vitin 2012, administrate organizoi Simpoziumin e Rekomandimeve të Ekspertëve të Huaj, i cili shërbeu si një sondazh opinionesh për qeverinë kineze.

Kontributi i pjesmarrësve në Simpozium është përfshirë në raporte që më pas kanë shërbyer si referenca për politikbërësit në Kinë.

Në vitin 2015, administrate i përmblodhi në 10 udhëzues opinionet e ekspertëve të huaj rreth çeshtjeve të ndryshme, si risqet financiare, zhvillimi i gjelbër, përdorimi me efikasistet i energjisë apo reforma në shëndetësi dhe arsim, për tu përdorur më pas gjerësisht nga politikbërësit kinezë.

"Ne do të përsosim më tej këtë mekanizëm, duke nxitur të huajt të japing mendimet e tyre në ndihmë të përmirësimit të qeverisjes dhe aftësive administrative", tha Zhang .

Ky simpozium zhvillohet çdo vit në vende të ndryshme dhe këtë vit u zhvillua në Ningxia të Rajonit Autonom Hui në veriperëndim të Kinës. "Ne shpresojmë se me këto shkëmbime do të mund të ndihmojmë ekspertët e huaj të mësojnë rreth kulturës dhe traditave kineze por me rendësi janë dhe realitetet ekonomike dhe shoqërore në rajone të ndryshme të Kinës ."

Në 1 tetor të vitit të kaluar administrate shtetërore nisi botimin e kopjeve shtesë të gazetës "China Daily" për të ndihmuar ekspertët e huaj të kuptojnë më mirë Kinën, një veprim që u mirëprit prej tyre, nënvizon Zhang.

Ai ndër të tjera falenderon të gjithë ekspertët e huaj që kanë kontribuar në zhvillimin e Kinës, në emër të Administratës së Shtetit për Ekspertët e huaj. (Eda Merepeza)