20151231dazu |
Skalitjet Dazu datojnë në shekullin e 9-të. Ato përfaqësojnë sintezën harmonike të Budizmit, Taoizmit dhe Konfucianizmit.
Skalitjet shkëmbore Dazu i referohen të gjitha statujave në Dazu të Chongqing-ut. Brenda kësaj zone skenike gjenden mbi 50 mijë statuja dhe mbi 100 mijë karaktera kineze të skalitura në të paktën 100 vende të ndara.
Këto skalitjen kanë hyrë në "Listën e trashëgimive botërore".
Skalitjet Dazu ndodhen në qytetin e Chongqingut të provincës Sichuan, ku mund të shijosh artin e gdhendjes së statujave në gur të dinastive Tang dhe Song të Kinës. Skalitjet Dazu është emri i përgjithshëm i skulpturave të gurta në shpella në distriktin Dazu. Në distriktin Dazu ka 100 mijë skulptura shkëmbore, ndër to më të famshme janë skulturat e gurta në malet Baodingshan dhe Beishan, ku skulpturat janë kryesisht figura të budistëve, konfucianistëve dhe taoistëve. Këto skulptura ndodhen në zonën malore të pjesës së brendshme të Kinës ku kishte vështirësi të madhe në transport.
Statujat e gdhendura në malin Beishan janë përqendruar në një zonë shkëmbore 300 metra të gjatë dhe 7 metra të lartë në Fowan. Ndër statujat më të rëndësishme veçojmë Statujën e Budës Puxian apo "Venusi i Lindjes". Këtu ndodhen edhe shpella e ruajtjes së librave budiste, mbishkrime etj, që janë të vetmet vepra kaligrafike dhe kanë vlerë të madhe historike.
Statujat shkëmbore në malin Baodingshan ndodhen në verilindje të qendrës së distriktit Dazu. Gdhëndësi i parë i statujave ishte murgu i njohur Zhao Zhifeng i dinastisë Song në provincën Sichuan. Brenda më shumë se 70 vjetëve (nga viti 1179 deri në vitin 1249) u gdhendën dhjetra mijë statuja në 13 pika, ndër to pikat Dafowan dhe Xiaofowan kanë përmasa më të mëdha. Mali Baodingshan është një nga vendet e shenjta budiste.
Në statujat shkëmbore Dazu ka jo vetëm figura të shumta budiste e taoiste, por ka edhe figurat kufuciane që gjenden rrallë në statujat shkëmbore.
Statujat shkëmbore Dazu me një histori mbi njëmijëvjeçare janë ruajtur me fanatizëm. Së bashku me këto skalitje ka edhe 150 mijë hieloglife mbishkrime, epigrafe, shkrime fetare etj. Këto statuja me vlerë të madhe historike, shkencore e artistike, zënë një vend të rëndësishëm në historinë e artit të shpellave të gurta, është një margaritar i mahnitshëm artistik në Lindje dhe një thesar me karakteristika të veçanta të trashëgimive kulturore në botë.
Kodra e Veriut
Skalitjet në Kodrën e Veriut janë 1.5 kilometra në veri të Daze dhe janë 300 metra të gjatë. Për ndërtimin e tyre u deshën plot 200 vjet.
Kodra Baoding
Ndodhet 15 kilometra në verilindje të Dazu. Në Baoding ka një total prej 10 mijë statujash. Këto statuja janë ruajtur mirë dhe përfaqësojnë kulmin e artit kinez të skalitjes. Statuja më e madhe në botë e Budës me 1000 duar ndodhet këtu.
Në Kinë dhe dhe shpella të tjera shumë të famshme, veçojmë Majjishan dhe Longmen.
Këto shpella me skulptura të budave janë ndërtuar shtresa mbi shtresa, duke dhënë një pamje madhështore. Në shpellat Majjishan janë ruajtur l94 skulptura të budave prej balte, 7000 skulptura të budave prej guri dhe 1300 metra katrorë afreske, të ruajtura nga dinastitë e Veit verior, Veit perendimor, Zhout Verior, Sui, Tang, të periudhës së 5 dinastive, të dinastive Song, Yuan, Ming , Qing etj. Në këto shpalla janë ruajtur mijëra skulptura. Ndër to, janë buda në meditim, buda në lexim me vëmendje, në bisedë si dhe buda duke qeshur etj. Statuja më e lartë e Budë është l6 metra dhe më e vogla është vetëm l0 centimetra. Të gjithë janë të gdhendur me kujdes dhe duken si reale.
Këto skulptura janë dëshmi e rëndësishme për studimin e budizmit, të historisë, të arkeologjisë, të folklorit etj. Për arsye se shpellat Maijishan ndodhen në zonat e thella pyjore, prandaj ato janë ruajtur mirë nga shkatërrimet e luftrave të dinastive të ndryshme dhe vjedhjet e piratëve.
Shpellat Longmen
Shpellat Longmen të provincës Hënan ndodhen në brigjet e lumit Yihë, l3 kilometra në jug të qytetit Loyang të provincës Hënan, ku është vendi me panorama të bukura dhe me shumë tempuj. Gjatë zgjerimeve dhe ndërtimeve mbi 400-vjeçare të dinastive të ndryshme, shpellat në male janë të shumta duke arritur në mbi 2300, ku janë ruajtur mbi l00 mijë skulptura, 3600 mbishkrime etj. Në pikturat e shpellave janë figura të ndryshme të shenjtoreve, disa janë duke fluturuar në qiell, disa mbajnë në duar fruta dhe disa këndojnë dhe interpretojnë me vegla të ndryshme muzikore, disa hedhin valle te bukura.
Këto figura të bukura dhe të pasura artistike të krijuar nga mjeshtra të artit artistik janë materiale të rëndësishme për studimin e historisë dhe artit të kohës së lashtë të Kinës. Shpella Guyang ndër shpallet e Lonmenit u ndërtua në vitin 494 pas erës sonë, në kohën e transferimit të kryeqytetit të perandorit Xiaoven të dinastisë së Weit verior, është shpella e hapur më herët dhe me përmbajtje më të pasur ndër shpellat Longmen. Brenda shpellës janë skulptura të budave të ndryshme me punim të hollë dhe me vizatime shumë ngjyrëshe. Figurat e këtyre personave janë shumë të gjalla dhe këto janë materiale të çmueshme për studimin e artit të shpellave të dinastisë së Weit verior.
Një shpellë tjetër Pingyang filloi të ndërtohej në vitin 500 pas erës sonë dhe përfundoi së ndërtuari në vitin 523 pas erës sonë. Hapja dhe ndërtimi i kësaj shpalle zgjati për 24 vjet. Në këtë shpellë, Buda kryesore Sakyamuni dhe nxënësit e tij janë me fytyrë të dobët dhe me veshje të rregullta, gjë që ka treguar karakteristikat artistike në krijimin e figurave në dinastinë e Weit verior.