20151230_kozmopolit1 |
Futbolli amerikan sot nuk identifikohet vetëm me Shtetet e Bashkuara. Strategjia thuajse ushtarake e lojës dhe natyra e fortë fizike po ndihmojnë rritjen e popullaritetit të saj në Izrael.
Këto thirrje 'gati - tu' vijnë nga fusha sportive e një shkolle të mesme ku dy skuadra futbolli po ndeshen me njëra tjetrën.
Nuk bëhet fjalë për një ndeshje futbolli në ndonjë qytet amerikan. Lojtarët janë adoleshentë izraelitë, ku futbolli amerikan po njeh tani popullaritet në rritje.
Itay Ashkenazi është trajneri i skuadrës Haëks i shkollës së mesme në qytetin Kfar Saba. Ai shpjegon thirrjen e lojës.
"Shumica e atyre që vijnë nuk e njohin futbollin, ata nuk dinë asgjë për të, ndaj unë përpiqem ta paraqes atë si një mjet që do t'u shërbejë të rinjve për atë që do të vijë më pas, e që për këta të rinj është ushtria."
"Ata bien në dashuri me atmosferën e lojës me vlerat që ne duam t'u mësojmë. Ju e kuptoni, konceptin e skuadrës, përgatijen e fortë mendore dhe fizike gjatë kësaj loje," thotë Ashkenazi.
Trajner Ashkenzai ishte një prej yjeve të Ligës së Futbollit të Izraelit, deri sa u tërhoq disa sezone më parë. Nën drejtimin e tij, skuadra Hawks ka dalë katër herë kampione në kampionatin e shkollave të mesme të Izraelit.
Deri tani të paktën dymijë izraelitë luajnë futboll amerikan. Popullariteti është rritur edhe falë njerëzve si Robert Kraft, pronar i klubit New England Patriots, që tani ka blerë skuadrën izraelite 19 Pro Football Hall of Famers.
Në një vend ku shërbimi ushtarak është i detyrueshëm, futbolli amerikan u ofron adoleshentëve më shumë sesa vetëm kënaqësi atletike.
Kapiteni i skuadrës Hawks, Bar Shaul, thotë se loja e përgatiti atë gjithashtu për ushtrinë.
"Vlerat që nxit futboll dhe vlerat që nxit ushtria janë të njëjta. Pra ju varni nga shokët dhe shokët varen nga ty dhe kështu je i sigurtë 100 për qind se ai do të jetë atje për ju. Unë jam i sigurt se kështu ndodh edhe në ushtri, 100 për qind i sigurtë, ndryshe nuk do të isha këtu," thotë Sahul.
Ashtu si dhe në shumë vende të ndryshme të botës edhe në Izrael, futbolli dhe basketbolli janë sportet profesioniste që mbizotërojnë arenën sportive. Por televizioni NFL transmeton gjithashtu ndeshje të futbollit amerikan të Ligës Izraelite duke ndihmuar për rritjen e popullaritetit të këtij sporti.
Rregullat e lojës gjithsesi janë të ndryshme në Izrael. Skuadra e shkollës luan 9 me 9 në një fushë 60 yard ose 54.8 metra të gjatë. Dhe për shkak se portat nuk janë fort të përshtatshme, lojtarët janë të detyruar të shënojnë gjithmonë dy pikë.
Koren Copelovitz është një tjetër lojtar i skuadrës Hawks. Ai thotë se qëllimi i lojës është fitimi i statusit, duke i bërë lojtarët të marrin vlerësim dhe respekt.
"Ne fitojmë plot respekt duke luajtur futboll, sepse çdonjëri e di sesa fort ne stërvitemi dhe luajmë dhe suksesin që kemi fituar. Gjatë gjithë këtyre viteve kemi luajtur dhe fituar respektin e shumë njerëzve, miqve tanë, të gjithë e vlerësojnë atë që ne bëjmë."
Trajner Ashkenazi ka një të kaluar ushtaraku. Ai është djali i një ish-zyrtari të lartë të Izraelit, ndërsa ai vetë ka shërbyer me trupat komando. Ai thotë se futbolli është më shumë se sesa thjesht përgatitje fizike ushtarake; sipas tij futbolli është një mënyrë jetese, gjë të cilën ai është duke u përpjekur për tua mësuar edhe lojtarëve të rinj.
Lojtari Koren Copelovitz: "Kur vjen këtu dhe fillon luan si një qendërmbrojtës, secili të vëzhgon, nëse të pëlqen apo jë, ndaj duhet të bëhesh një udhëheqës dhe të fillosh të flasësh me zë të lartë dhe kjo fillon të të ndryshojë personalitetin. Dhe unë jam bërë ky që shihni."