">Sinjalet e trupit për sëmundjet serioze<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Sinjalet e trupit për sëmundjet serioze
  2015-12-18 16:43:37

Në ditët e sotme ku konkurrenca është e ashpër dhe presioni tepër i lartë dhe koha për t'u marrë me veten është e reduktuar. Sot shumë prej nesh nuk i kushtojnë vëmendje sinjaleve jonormale të trupit dhe të humorit.

Në fakt, trupi ynë i ngjan një makinë delikate, që lëshon disa sinjale paralajmëruese për rreziqet e fshehura ose sëmundjet serioze. Nëse i njohim këto sinjale mund të marrim masa në kohë, duke mos kërcënuar jetën.

Ja disa sinjale

1. Dhimbje koke

Dhimbja e kokës është një fenomen shumë i zakonshëm, që çdo person e ka përjetuar. Kur prekemi nga gripi, kemi dhimbje koke. Nëse ajo është e lehtë dhe nuk zgjat për një kohë të gjatë, nuk ka nevojë që të shqetësohemi për këtë fenomen. Por nëse dhimbja e kokës nuk largohet dhe ndikon në aktivitetet tuaja ditore duhet të shkoni në spital.

Dhimbja e kokës mund të tregojë shumë sëmundje të trupit, por nuk duhet të shqetësoheni tepër pasi 90% e dhimbjeve të kokës vijnë nga sëmundje jo serioze. Në situata shumë të rralla, dhimbja e kokës tregon sëmundje malinje, si tumori në tru, hemorragji cerebrale etj.

Edhe pse ndoshta jo mjek ju duhet të kuptoni që fenomeni i dhimbjes së kokës ofron disa informacione të rëndësishme. Nëse ju nis një dhimbje e papritur koke që vazhdon për pak kohë atëherë mirë është të shkoni tek një mjek.

2. Dhimbje gjoksit

Brenda kraharorit qëndrojnë zemra, mushkëria, arterie kryesore etj., dhe dhimbja e kraharorit mund të simbolizojë shumë sëmundje serioze. Kur zemra, mushkëria dhe arteriet kryesore nuk funksionojnë mirë, dhimbja e gjoksit do të tregojë sinjal alarmues. Nëse kuptoni sinjalin e trupit, mund të shkoni në kohë për spital, duke shtuar përqindjen e përmirësimit.

Një sëmundje akute serioze manifestohet me shtrëngim në gjoks, që zgjat për mbi gjysmë ore. Kjo dhimbje mund të zgjerohet tek krahu, supi dhe qafa. Ky fenomen mund të tregojë probleme serioze me zemrën.

Zemra përgjigjet për pompimin e gjakut në trup. Çdo rrahje zemre çon oksigjenin dhe materialet ushqyese përmes gjakut. Zemrës i nevojitet gjak i freskët me oksigjen dhe materiale ushqyese, që transportohet përmes 3 arterieve kryesore rreth zemrës. Nëse këto arterie kanë probleme, si ngushtim, bllokimi etj, mund të kemi dhimbje të madhe gjoksi.

Para dhimbjes së gjoksit, mund të ndjeni lodhje të tepërt, luhatje të madhe humori etj, që mund të shkaktojë harxhimin e sasisë së lartë të oksigjenit, duke përkeqësuar problemin e zemrës. Prandaj, nëse keni pasur këto simptoma para dhimbjes së gjoksit, duhet t'i kushtohet vëmendje më e madhe shëndetit.


1 2