">Fshati Chenjiagou, vendlindja e tai chi-së<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Fshati Chenjiagou, vendlindja e tai chi-së
  2015-11-27 21:22:54

Fshati Chenjiagou në provincën Henan është vendlindja e artit marcial popullor që edhe sot përpiqet të ruajë këtë traditë të lashtë, ndonëse përqafon risitë, duke u përballur me sfidat e zhvillimit. I fshehur mes rrugëve plot pluhur të zonës rurale të qarkut Wenxian në provincën Henan, fshati i Chenjiagou njihet nga të gjithë si vendi ku lindi arti marcial "tai chi chuan". Fshati mes fushave të mbjella me grurë dhe misër i ka dhënë botës një trashëgimi të shkëlqyer të arteve marciale, që daton një moshë rreth 600 vjeçare në këtë zonë të Kinës Qendrore.

Ndonëse thjesht një fshat Chenjiagou ka pësuar ndryshime rrënjësore nga viti në vit, duke marrë shkas dhe nga promovimi i pandërprerë që autoritetet vendore i bëjnë arteve marciale. Bie në sy një hotel i ri modern i ndërtuar në këtë fshat, por edhe muzeu të cilat ngrihen mes gjelbërimit dhe atmosferës së këndëshme të banorëve vendës por dhe turistëve të shumtë. Salla trajnimi të tai chi chuan mund të gjesh në këtë fshat, por ku pritet të ndërtohet dhe një Universitet i arteve marciale.

Pavarësisht modernizimit, qendra e fshatit ka ruajtur traditën, çka ofron mundësi për qeverisjen lokale të nxitë turizmin dhe të rritë të ardhurat.

"E ardhmja e këtij fshati duket mjaft e mbarë edhe për faktin se janë kryer punimet infrastrukturore", thotë Zhang Jintai, zëvendëskryetar i qarkut Wenxian, ku bën pjesë Chenjiagou. Ai flet për ndërtimin e stacionit të autobusëve, hoteleve dhe parkingjeve, por dhe krijimin e një zone prej 35 kilometra katrorë në periferi të fshatit për ushtrimin e artit marcial tai chi.

Pavarësisht zhvillimit infrastrukturor dhe të shërbimeve, drejtuesit vendorë i japin përparësi dhe ruajtjes së shtëpive të vjetra apo monumenteve që lidhen me mjeshtrat e tai chi. Një ndër këto është dhe shtëpia e mjehstrit të tai chi-së Chen Chi. Fshati që po zhvillim turizmin kulturor dhe sportiv, tashmë të njohur jo vetëm në nivel province dhe kombëtar por dhe më gjerë nderon monumentet që lidhen me mjeshtrat e tai chi-së së shekullit të 19-të , si " 4 tigrat e tai chi-së" ndër të cilët mjeshtrat e mëdhenj Chen Zhenglei, Chen Xiaowang, Zhu Tiancai dhe Wang Xi'an.

Fshati Chenjiagou me një popullsi prej 2,700 banorësh dallohet për kultivimin e kulturave të grurit dhe misrit dhe vitet e fundit ka shënuar rritje ekonomike në sajë të prodhimtarisë së mbarë të tyre. Por të ardhurat e banorëve janë rritur edhe falë turizmit kulturor, kryefjala e të cilit është arti marcial tai chi.

Dikur fshati Chenjiagou përballej me varfëri ekonomike por çdo gjë ndryshoi pas viteve 80-të të shekullit të kaluar kur nisi promovimi i kësaj tradite të lashtë kulturore të tij. Nga një fshat i vogël Chenjiagou u bë i njohur dhe gjatë 10 viteve të fundit qeverisja qendrore ka akorduar fonde për zhvillimin e mëtejshëm të tij. Një ndihmë të madhe në zhvillimin e tij ka dhënë dhe biznesi privat.

Mjeshtri i madh i tai chi-së 62 vjeçari Chen Xiaoxing flet plot entuziasëm për modernizimin e fshatit të tij të lindjes. Vëllai i tij ka ngritur një shkollë tai chi, ku marrin mësime jo vetëm studentë vendës, por vijnë dhe të huaj.

 

Chen tregon se me ndihmën e pushtetit vendor nisi ndërtimi i shkollës në vitin 1981, ndërsa në vitin 2000 u krye rindërtimi i saj. Amjentet e shkollës së tai chi-së shtrihen në një sipërfaqe prej 10.000 metra katrore dhe në to gjenden 80 dhoma konvikti të pajisura me të gjitha shërbimet hidro-sanitare. Arti marcial tai chi ndjehet në çdo cep të fshatit. Jo vetëm strukturat mësimore apo veprimtaritë e përvitëshme për këtë art, por banorët e thjeshtë e kanë trashëguar brez pas brezi këtë traditë të lashtë kulturore, tashmë të njohur në mbarë botën.

Alibaba, fond prej 1 miliard yuan për kineastët e rinj

Zhou Tong është një 20 vjeçar, që sapo ka nisur rrugën e bukur të kinemasë, si regjizor. Me mbështetjen morale të të dashurës së tij dhe atë financiare të nënës ai ka realizuar një film me metrazh të shkurtër, me buxhet të vogël. Sipas Zhout kineastët e rinj kinezë tashmë kanë mundësi për të shprehur talentin e tyre. Këtë besim ai e ka fituar nga lajmi i fundit se kompania e madhe kineze Alibaba Pictures, pjesë e Korporatës Alibaba do të akordojë një fond prej 1 miliard yuan ose 158 milion dollarësh për nxitjen e krijimtarisë së kineastëve të rinj, gjatë 3 viteve të ardhshëm. Ky fond bujar i Alibaba-s do të jepet dhe për kineastët e huaj dhe për këtë është prezantuar ditët e fundit nga Drejtori i Ekzekutiv i Alibaba Pictures Zhang Qiang, Projekti A.

Në këtë fond mund të përfshihen kineastë kinezë dhe të huaj deri në moshën 45 vjeç. Në Projektin A përfshihen dhe mundësi punësimi në ekipet e drejtuara nga Anthony LaMolinara, fitues i Oscar për efektet speciale në filmin "Spider Man", në vitin 2005, Renny Harlin, regjizor i filmit "Die Hard 2" dhe Zhang Yibai një regjizor i njohur kinez. Gjatë prezantimit të Projektit A, Zhang Qian tha se " kineastëve të rinj fillimisht u ofrohet trajtimi me këta mjeshtra të filmit dhe më pas prodhimi i filmave." Projekti A synon rritjen e tregut të filmit komik, përmes eksperimentimeve të regjizorëve të rinj, të cilët mund ti publikojnë filmat e tyre me metrazh të shkurtër në uebsajtet popullore kineze Youku.com apo Tudou.com.

 

Më tej në fjalën e tij për mediat në Pekin gjatë prezantimit të këtij projekti ambicioz, drejtori ekzekutiv i Alibaba Pictures Zhang Qiang tha se "i kushtohet vëmendje e veçantë kineastëve të lindur pas vitit 1985, si dhe krijimtarisë në fushën e komedise, që e konsiderojmë si të ardhmen e prodhimtarisë në tregun e filmit." Qiang shtoi se këto lloj filmash mund të shihen nga e gjithë familja dhe duke qenë në fushën e humorit do të sjellin potitivitet te shumë njerëz. Ai nënvizoi dhe teknologjinë e avancuar që do të vihet në dispozicion të kineastëve të rinj.Të ardhurat në industrinë kineze të filmit në 3 tremujorët e parë të vitit arritën në 33 miliard yuan, rreth 60% e të cilëve prodhime kinematografike vendëse.

(Eda Merepeza)