20151127duhani |
Të gjithë e dimë që duhani është i dëmshëm për shëndetin. Edhe pse shumica e duhanpirëse janë të ndërgjegjshëm prë dëmet e duhanit, përsëri nuk janë në gjendje të heqin dorë prej tij. Në vitin 2015 Pekini ndërmorri masa të rrpeta për ndalimin e duhanit në ambjente punlike. Pavarësisht masave, përshkak të faktorit psikologjik, është shumë e vështirë për ta hequr dorë nga ky ves.
Motivimet e lënies së duhanit
1. Zoti Xu punonte si zyrtar i lartë në një bankë. Për shkak të punës, ai piu pduhan për 30 vjet. Ai të paktën pinte një paketë në ditë.
Ai kishte dobësi fëmijët dhe dy vjet më parë, vajza e tij mbeti shtatzënë. Për të mirëpritur lindjen e nipit dhe për të mos dëmtuar shëndetin e fëmijës, ai nisi lënien e duhanit.
2. Zoti Gao mbi 40 vjeç është një menaxher. Atij i pëlqen pirja e duhan si babai i tij. Kur u plak i jati shkoi shpesh në spital për shkak të shëndetit të keq. Zoti Gao kuptoi se sëmundjet e babait të tij vjen nga konsumi i duhanit për shumë vjet. Prandaj, ai vendosi të lërë duhanin.
3. Zoti Xiang punon në një institucion shtetëror dhe piu duhan për 10 vjet. Para 3 vjetësh, sektori ku punon ai nisi zbatimin e rregullave të ashpra të ndalimit të duhanit. Pirja e duhanit u kufizua dhe kush kapej duke tymosur gjobitej. Përveç këtij kufizimi, familjarët dhe kolegët e tij kundërshtuan konsumin e duhanit. Prandaj, ai vendosi të heqë dorë nga ky ves.
3 rastet kanë arritur ta lënë me sukses duhanin, por ata ia arritën këtë në bazë të motiveve.
Përcaktimi i motivimeve është kushti i rëndësishëm për lënien e duhanit. Njohja e dëme të duhanit ndaj shëndetit, masat e kufizimit të duhanpirjes, çmimet e larta të paketave dhe sinjalet e alarmit në ambalazhin e tyre mund të nxisin duhanpirësit të lënë duhanit.
Nga pikëpamja psikologjike, duhanpirësit duhet të pyesin veten se çfarë gjëje të mirë u sjell pirja e duhanit? Mund të nënshkruani një listë për dobitë dhe rreziqet e duhanit. Mendoni qartësisht për të gjetur motivimet tuaj për lënien e duhanit.
Përgatitjet psikologjike për ndalimin e duhanit
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se pirja e duhanit duket si një zakon, por është konfirmuar si një sëmundje kronike ose varësi.
Konsumatorët afatgjatë të duhanit e kanë tepër të vështirë të heqin dorë.
Sipas sondazheve, përqindja e suksesit të lënies së duhanit tek meshkujt është 7-11.7%. Shumë persona që dëshirojnë të lënë duhanin nuk patën sukses. Nëse ju lind idea e lënies së duhanit, duhet të bëni shumë përpjekje, duke përfshirë përgatitjet psikologjike:
1. Gjetja e shkaqeve të forta për lënien e duhanit
Duhet të ndërgjegjësoheni për dëmet e pirjes së duhanit dhe të gjeni një motiv për ta bërë këtë. Në shembujt e sipërmendur, zoti Xu kishte merak se pirja e duhanit mund të ndikojë shëndetin e nipit; zoti Gao i kushtoi vëmendje më të madhe shëndetit të tij.
2. Përkrahja e të tjerëve për lënien e duhanit
Për lënien e duhanit nevojitet vullneti i vendosur i duhanpirësit. Në procesin e lënies së duhanit përballeni me shumë vështirësi dhe probleme. Përkrahja dhe inkurajimi nga anëtarët e familjes, miqtë dhe kolegët mund të ndihmojë shumë në këtë drejtim.
Përveç kësaj, dhe disa elemente të caktuara frenojnë dëshirën e pirjes së duhanit, si psh ngjitja e një shënimi në mur për lënien e duhanit, largimi i çakmakut dhe tallvës së duhanit nga shtëpia dhe zyra etj.
3. Zbatimi i planit të lënies së duhanit:
1) Shpërndarja e vëmendjes në gjëra të tjera: sapo ju lind dëshira e pirjes së duhanit, mund të gjeni disa aktivitete argëtuese si shëtitje, konsumi i çamçakëzit, konsumi i çokollatës etj., për të transferuar vëmendjen diku tjetër.
2) Frymëmarrje e thellë për lehtësim: në javët e para të lënies së duhanit mund të lindin disa shqetësime si tensione, zemërim dhe emocione të tjera. Në këtë moment, mund të bëni frymëmarrje të thella për të lehtësuar gjendjen jo të mirë të humorit.
3) Ndërtimi i vetëbesimit: duhet të besoni tek vetvetja se do ta lini duhanin.
Disa sugjerimet për personat që dëshirojnë të lënë duhanin
1. Njohja me fenomenet që ndodhin në organizëm pas lënies së duhanit
Duhet të jeni të përgatitur për reagimin negativ të trupit pas lënies së duhanit, për të shmangur shqetësimin në këtë rast. Reagimet do të jenë të përkohshme . Së dyti, këto fenomene negative paraqiten shumë shpejt pas lënies së duhanit dhe mund të vazhdojnë për 2-3 javët e para. Në javën e parë, do të përballeni me fenomene më të forta negative. Pas 3 javësh, shumica e fenomeneve negative do të largohen.
2. Masat për parandalimin e rikonsumit të duhanit
Megjithëse fenomenet negative fizike do të largohen pas 3 javësh, disa persona mund të rikonsumojnë duhan, për shkak të ndikimeve nga kultura shoqërore, ndryshimi i humorit etj. Prandaj, duhet të kini kujdes që edhe pas lënies së duhanit mos ta nisni përsëri.
Familjarët dhe miqtë duhet t'u inkurajojnë dhe ndihmojnë për të forcuar besimin tuaj. Në përgjithësi, ndalimi i duhanit për 2 vjet mund të quhet lënia e suksesshme e duhanit. Prandaj, kjo është një luftë afatgjatë. (Xu Guang)