20151123C919feiji |
Në fillim të nëntorit përfundoi montimi i avionit të parë të modelit C919 në fabrikën e distriktit Pudong të Shangait, duke shënuar një ngjarje të rëndësishme në industrinë e aviacionit civil të Kinës. Për here të pare Kina prodhon një avion për pasagjerë me përpasa të mëdha, bazuar në teknologjinë e saj.
85 vjeçari Cheng Bushi është zv.kryedizenjuesi i aeroplanit të transportit të tipit Yun-10, avioni i pare, i madh i prodhuar nga një ekip kinez. Por para 34 vjetësh, për arsye të ndryshme, aeroplani Yun-10 nuk u prodhua masivisht edhe pse kreu fluturime të suksesshme brenda vendit. Megjithatë, studimet për prodhimin e një avioni pasagjerësh të përmasave të mëdha nuk u ndërprenë.
Në ceremoninë e prezantimit të C919-së, z. Cheng, si anëtar i grupit të ekspertëve u përfshi nga emocionet.
"Jam shumë i prekur. Në vitin 1980, Yun-10 kreu proven e fluturimit. Kurse modeli C919 i sotëm shënon një hap të rëndësishëm", tha z. Cheng.
Aeroplani i transportit ka një kapacitet prej mbi 100 tonë mallra ose të një avioni me mbi 150 vende që mund të kryejë fluturime në distancë deri në 3000 kilometra. Siç mësohet, aeroplani i tipit C919 është i pari i prodhuar nga Kina sipas standardeve ndërkombëtare, i aftë për të fluturuar në linjat kryesore ajrore. Ky mjet fluturues me gjatësi 38.9 metra dhe lartësi 11.9 metra me një kapacitet prej 158 pasagjerësh në bord mund të kryejë fluturime të pandërprera në distancën 5,555 kilometra.
Sipas disa opinioneve, në botë ka kompani si Boeing dhe Airbus që mund të ofrojnë avionë cilësorë për pasagjerë, ndaj Kina nuk ka pse ti kushtojë kaq shumë fonde dhe energji prodhimit të avioneve, ndërkohë që mund të marrë me qira apo të blejë avionë me teknologji të përparuar.
Në fakt, për një kohë të gjatë, sektori i manufakturës kineze ka qenë në nivel të ulët nga ana teknologjike. Megjithëse vëllimi i përgjithshëm i prodhimit është i madh, ai ka patur varësi të lartë nga teknikat e huaja. Kështu që për një kohë të gjatë, për shkak të mungesës së teknikave dhe risive në këtë sektor, produket kineze nuk ishin konkurrente në tregun botëror.
Z. Song Zhongping, ekspert i teknologjisë së mbrojtjes shtetërore u shpreh se përvetësimi i teknikave të prodhimit të avionëve me kapacitet të madh përbën një hap të pashmangshëm, nëse Kina dëshiron të konkurrojë denjësisht në tregun botëror.
"Është e pamundur që kompanitë perëndimore të aviacionit të shesin teknikat kyçe. Ata madje kanë monopolizuar patentat përkatëse. Prandaj, nëse ne prodhojmë aeroplanin duke blerë pajisjet e tyre, nuk konkurrojmë dot në treg.Për këtë arsye duhet të kemi teknikat tona", tha z. Song.
Industria aeronautike konsiderohet si "treg në zhvillim " pasi mund të nxitë dukshëm zhvillimin ekonomik. Sipas një studimi amerikan, shitja e avionëve civilë ka shënuar një rritje prej 1% , ndërsa rritja e GDP-së në ShBA pritet të rritet me 0.74%. Mësohet se për çdo 10,000 dollarë amerikanë që investohen në sektorin aeronautik, fitimet arrijnë nga 500 mijë deri në 800 mijë dollarë.
Parashikohet se pas hedhjes në treg të avionit C919 priten të shiten 2000 të tillë me një vlerë prej gati 1 trilion juanësh(mbi 161 miliardë $). Kur të përfundojë dorëzimi i të 517 aeroplaneve sipas kontratave të lidhura,shitjet do të kapin vlerën 25.7 miliardë dollarë amerikanë. Në këtë drejtim, hapësira e gjerë në treg dhe fitimet e larta përbëjnë një tjetër motiv për prodhimin nga Kina të avionëve për pasagjerë me kapacitet të madh. Wu Guanghui, kryedizenjuesi i Korporatës së Aviacionit Tregtar të Kinës u shpreh:"Vetëm në tregun kinez, aeroplanet e tipit C919 kanë një fushë të gjerë përdorimi. Siç parashikohet, në 20 vjetët e ardhshëm, tregu kinez do të ketë nevojë për 5000 deri në 6000 aeroplane me funksion të ngjashëm me atë të tipit C919. Shihet si një mundësi e madhe që prodhimi i këtyre avionëve do të nxitë zhvillimin ekonomik të vendit."
C919 shfaq jo vetëm vlerën ekonomike të një avionic me kapacitet të madh, por ndikon në zhvillimin kombëtar në fushën e manifakturës. Si simbol i përdorimit të gjerë të teknologjisë së lartë, prodhimi i këtij avioni ka kombinuar shumë teknika të reja dhe të përparuara nga mekanika, elektronika, mekanika, elektronika lëndët kimike etj., duke nxitur edhe zhvillimin e sektorëve të tjerë të manifakturës në vend. Sipas Song Zhongping, nga pjesët e këmbimit deri në ato kryesore, aeroplani C919 prodhohet me bashkëpunimin e sektorëve të ndryshëm. Nëpërmjet bashkëpunimit dhe ndarjes së detyrave, sektorët përkatës kanë përfunduar prodhimin .
"Gjatë studimit dhe prodhimit të C919-s, shumë prodhues vendës kanë dhënë një kontribut të veçantë për modelin përfundimtar të aeroplanit. Kështu që, gjatë këtij procesi, kanë dalë edhe shumë teknika dhe materiale të reja", tha Song.
C919 është pajisur me certifikatën e fluturimit në Kinë, ShBA dhe Europë. Sipas planit, kontigjenti i parë i aeroplaneve të këtij tipi do të dorëzohet duke filluar nga viti 2019. Në të njëjtën kohë, C929, tipi më i përparuar i C919 ka hyrë në fazën kyçe studimore. Sipas z. Song, prodhimi i C919-s pasqyron strategjinë e Kinës.
"C919 do të futet në treg, ndërsa C929 dhe C939 janë në studim e sipër. Kjo tregon se Kina dëshiron të ndryshojë nga një vend blerës i avionëve, në prodhues të tyre. Pas daljes në treg të këtyre avionëve të prodhimit kinez, mund të konsiderohemi një fuqi e manifakturës botërore", tha Song.