">Turizmi virtual, një trend i ri në Kinë<IMG border=0 align=absMiddle src="http://172.100.100.194:9018/mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Turizmi virtual, një trend i ri në Kinë
  2015-11-23 18:03:51

Turizmi virtual, një trend i ri në Kinë

Gou Qingqing viziton Pallatin e Muzeut, të njohur edhe si Qyteti I Ndaluar nga Mali Jingshan. Ajo arrin të vizitojë në një kohë të shkurtër këtë pallat madhështor perandorak, ndër më të mëdhenjtë dhe më të mirëmbajtur në botë, me një sipërfaqe prej 720 mijë metrash katrorë në 3 sekonda. Mendoni se është e pamundur? Apo Gou e ka pare në ëndërr Qytetin e Ndaluar?

21 vjeçarja punonjëse mjekësore, nuk ndodhet fare në Pekin, por këtë udhëtim e ka kryer nga kompjuteri i saj, duke ndenjur në shtëpi në Chongqing.

Gou "e vizitoi " Pallatin e Muzeut online nëpërmjet një turi 3 dimensional. Ky tur përshkon virtualisht çdo cep të Pallatit dhe vizitori mund të shohë pamjen në tërësi të Pallatit, madje dhe çdo tabelë të tij. Pavarësisht se Gou ka dëshirë ta vizitojë realisht Pallatin e Muzeut, për momentin ajo mjaftohet me këtë tur virtuar.

"Mu duk sikur isha vërtet në Pallatin e Muzeut në këtë çast. Me një të klikuar të mausit unë mund të lëvizja kudo nëpër Pallat, të shëtisja nëpër kopshtet apo ambjentet e brendëshme të tij", thotë e entuziasmuar Gou.

Përveç pamjes së Pallatit të Muzeut ky tur virtual i ofron vizitorit dhe të dhëna rreth këtij objekti të rëndësishëm muzeal të Kinës. Gou tregon se është mjaft interesante të shohësh në ekranin e kompjuterit personazhe të familjeve perandorake në 3 dimensione,të cilat të impresionojnë me pamjen e tyre online.

Pikërisht kjo përvojë udhëtimi e 21 vjeçares Gou në Pallatin e Muzeut njihet si turizëm virtual, i cili mund të realizohet me anë të kompjuterit apo të telefonit celular.

Turizmi virtuar po bëhet mjaft popullor në Kinë. Sipas uebsajtit quanjingke.com, që mbulon mbi 2,000 të dhëna për turizmin nga e mbarë bota, turizmin virtual në Kinë e përdorin 40 mijë vetë në ditë. Në një raport të publikuar nga portal i lajmeve sohu. com në korrik të vitit të kaluar, një aplikim i quajtur "Beyond Space and Time" (Përtej hapësirës dhe kohës) i realizuar nga IBM dhe Pallati i Muzeut në Pekin, mbi 270 mijë përdorues kishin vizituar virtualisht Qytetin e Ndaluar.

Udhëtimet virtuale nuk po popullarizohen vetëm në Kinë, por edhe jashtë saj.

Sipas USA Today në maj të këtij viti, realiteti virtual po ndryshon kuptimin klasik të udhëtimit, duke u mundësuar njerëzve udhëtime virtuale në çdo cep të botës, ku ata realisht nuk mund të shkojnë kurrë. Kjo mënyrë e re e udhëtimit mund të ndikojë në ndryshimin e kutlruës së të udhëtuarit në jetën reale.

Michael Hodson, drejtor ekzekutiv "Only¬InVR",një ofrues udhëtimesh virtuale në ShBA, thotë se kjo mënyrë e re i nxit njerëzit të udhëtojnë nëpër botë në mënyrë shumë të rehatshme. Madje ai shton se numri i këtyre udhëtimeve pritet të rritet në të ardhmen. Hodson thotë se shumë njerëz nuk kanë mundësi ekonomike apo fizike për të kryer udhëtime të gjata në vende të ndryshme të botës dhe turet virtuale janë një lloj zgjidhjeje e kësaj.

Ndërsa Ma Ji, themelues i uebsajtit quanjingke. com qysh në 2009, ka ndarë të njejtin mendim me Hodsonin. Ai shton se një nga përfitimet e turizmit virtual është se ai sikur i hap oreksin përdoruesve të këtyre websiteve që realisht të organizojnë urhdëtime turistike.

Duke marrë shkas nga turizmi virtuar dhe frekuentimi i tij gjithnjë e më i madh, uebsajte të shumta kineze që janë pjesë e induistrisë së turizmit kanë nisur të paraqesin online platform turistike 3 dimensionale për promovimin e destinacioneve të tyre, ndër të cilat krahina Zhangjiajie, në provincën Hunan, Shpellat Mogao në Dunhuang, të provincës Gansu, apo Shpellat Yungang të provincës Shanxi.

Mendime kundër

Pavarësisht rritjes së popullaritetit vitet e fundit, turizmi virtual ka hasur edhe me kundërshtime brenda dhe jashte Kinës.

David Jackson është një amerikan që jeton dhe punon në Suzhou, të provincës kineze Jiangsu. Sipas tij propozimet në agjencitë turistike online për udhëtime virtuale nuk e tërheqin aspak. Ai parapëlqen turizmin tradicional, ku të vizitojë vende, të njohë kultura dhe popuj që nuk i ka njohur më pare, të mësojë gjëra të reja. Ai thotë se sado të përpiqet të imitojë realitetin, turizmi virtual nuk mund të jetë kurrë i njejtë me të.

Sipas tij të shohësh male, oqeane apo qytete në uebsajte të ndryshme si Google Earth është një truk interesant, por nuk krahasohet me ngjitjen e një mali, sërfing apo shijimin e një pice të freskët në Itali.

Duke qeshur ai thotë se " nuk e imagjinon dot se si bashkë me familjen, të mbyllur në një dhomë të "shëtisin" nëpër Kinë. Madje e gjithë kjo eksperiencë atij i duket për të qeshur.

I të njejtit mendim është 27 vjeçari kinez Li Jian, programues kompjuteri nga Pekini i cili thotë se nuk do të provojë ndonjëherë udhëtimet turistike virtuale, pasi i duken të panevojshme.

Pjesa më e madhe e atyre që pëlqejnë udhëtimet virtuale tredimensionale, e kanë fjalën për muze apo objekte turistike që të japin informacion, siç ishte rasti i turit virtual në Qytetin e Ndaluar të Pekinit. Për një student, apo dike që i duhet ky informacion por nuk ka mundësi reale të vizitojë këtë vend, një tur i tillë është me vlerë njohëse dhe mbledh informacionin që i nevojitet,madje sikur ta kishte vizituar realisht këtë vend.

Turizmi virtual një mënyrë promovimi

Krahas përdorimit për qëllime turistike brenda vendit, turizmi virtual luan një rol të rëndësishëm për promovimin e Kinës turistike jashtë vendit. Këtë e thotë Zhang Zhiyun, drejtor i Zyrës së Administratës Kombëtare Kineze të Turizmit në Madrid.

Një aplikacion virtual turistik i njohur si "Beautiful China", i shpërndarë online nga uebsajti quanjingke.com, paraqet mbi 1,500 spote turistike dhe ndiqet nga mbi 2 milion përdorues. Udhëtimi virtuar në 3D i Qytetit të Ndaluar, i paraqitur nëpërmjet një tjetër aplikacioni është ndjekur nga 170,000vetë. Sipas këtyre agjencive 10% e përdoruesve të aplikacionit "Beautiful China" janë të huaj, pasi ai është vetëm në gjuhën kineze, ndërsa aplikacioni i Qytetit të Ndaluar që është në kinezisht dhe anglisht ndiqet nga më shumë të huaj.

Sipas Zhang shumë të huaj kanë një interest ë madh për të vizituar Kinën dhe për këtë një rol të rëndësishëm ka luajtur promovimi turistik i saj.