">Ushqimet e përpunuara demtojnë kujtesën<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Ushqimet e përpunuara demtojnë kujtesën
  2015-11-20 17:07:50

S

ipas një studimi ku morën pjesë 250 persona u arrit në përfundimin se ata të cilët konsumojnë ushqime të pashëndetshme kanë probleme me kujtesën dhe aftësinë e të mësuarit.

 

"Ky është studimi i parë i ndikimit të ushqimeve në hipokampus, pjesë e truri që përgjigjet për kujtesën", sipas grupit të studimit, kryesuar nga profesorja e asociuar Felice N. Jacka, pranë Institutit australian të Psikozës dhe të Dietës.

Grupi i studiuesve tha se rezultati i studimit tregon potencialin e ndërhyrjes së ushqimeve për përmirësimin e shëndetit të hipokampusit. Hipokampusi tkurret me procesin e plakjes dhe me evitimin e disa ushqimeve mund të përmirësohet performanca e tij.

Nga studimet e mëparshme, cilësia e ushqimeve që konsumojmë lidhet ngusht me gjendjen shpirtërore dhe njohëse të personave. Nga testimet tek kafshët ka rezultuar se ushqimet e shpejta ndikojnë në volumin e hipokampusit.

Studiuesit analizuan shëndetin e 255 personave të moshës 60-64 vjeç.

Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe: grupi A konsumuan ushqime të shëndetshme si perime të freskëta, fruta, peshk etj; ndërsa grupi B konsumoi ushqime të pashëndetshme si ato të skuqura, proshutë, hamburger, biftek, patate të skuqura dhe pije me gaz apo lëngje kutiash.

Përveç kësaj, hulumtuesit thanë se sipas studimeve 4-vjeçare për vëllimin e hipokampusit u zbulua se ata që konsumojnë më shumë ushqime të shëndetshme kanë volum më të madh të tij. Në të kundërtën, ata që konsumojnë më shumë ushqime të pashëndetshme kanë tkurrje të hipokampusit, i njëtji efekt që ndodh edhe kur plakemi.

Faktori ushqim

Nga studimet ka rezultuar se volumi i hipokampusit nuk lidhet me moshën gjininë, nivelin arsimor, karrierën, depresionin, rolin e ilaçeve, sportin, pirjen e duhanit, hipertensionin dhe diabetit.

Konsumuesit e ushqimeve të shëndetshme kanë hipokampus 203 milimetër kub më të madh se ata që konsumojnë ushqimet të shpejta apo të përpunuara.

Mjekja Jacka tha se nga studimet tek kafshët, ushqimet që përmbajnë shumë yndyrë dhe sheqer luajnë një rol të dukshëm negativ ndaj qelizave nervore në hipokampus.

Jacka tha se shtimi i konsumit të ushqimeve të shëndetshme mund të nxisë rritjen e volumit të hipokampusit. Ajo tha: "funksioni dhe volumi i hipokampusit mund të ndryshojnë nga faktorët e jashtëm si ushqimet dhe sporti, prandaj prandaj, kemi shumë arsye që të besojmë se ndikimet negative të sjella nga ushqimet e pashëndetshme mund të eleminohen përmes përmirësimit të cilësisë së ushqimeve."

Ajo tha se gjithnjë e më shumë fakte tregojnë se ushqimet e pashëndetshme lidhen ngusht me çrregullimet mendore apo nervore.

Kemi nënvlerësuar ndikimin e ushqimeve të pashëndetshme ndaj çrregullimeve të pashëndetshme. Kjo është hera e parë që jemi të qartë se si mund të parandalojmë ndikimet negative të sjellë nga dieta e pashëndetshme.

Ajo sugjeroi konsumin e ushqimeve të pasura me fibra dhe eleminimi i atyre me sheqer apo shtojca të pashëndetshme.

Rezultati emocionues i studimeve

Mjeku Drew Ramsey, profesori asistent i sëmundjeve mendore klinike vlerësoi këtë raport si "rezultat shumë emocionues".

Kjo është hera e parë që të studiohet lidhja mes ushqimeve dhe ndryshimeve të trurit. Më parë kemi kuptuar se dieta ka lidhje me shumicën e rreziqeve të sëmundjeve të trurit, si depresion apo gjendje emocionale etj. Nga ky program jemi të bindur se ushqimet shkaktojnë ndikimet ndaj procesit të rindërtimit të nervave në tru.

Doktori Ramsey theksoi se dietologjia duhet të studiohet së bashku me trajtimet për shëndetin mendor. Ai bëri shumë diskutime për t'u ofruar trajtimet dietike pacientëve përkatës si dhe sugjeroi që ushqimet duhet të sugjerohen nga mjekët për të ruajtur shëndetin, meqenëse ushqimet kanë rol të madh tek pacientët.

Në krahasim me ndërhyrjet psikologjike, trajtimi me ushqime nuk ka efekte negative dhe ka kosto të ulët. Shumë pacientë që vuajnë nga depresioni janë përmirësuar pas trajtimit me dietat anti-depresion. (Xu Guang)