">Ndoshta jeni një "pica-holic": Studimet flasin për varësinë ndaj ushqimeve<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Ndoshta jeni një "pica-holic": Studimet flasin për varësinë ndaj ushqimeve
  2015-11-20 17:06:52

P

icat, patatet e skuqura dhe akullorja mund të jenë ushqimet që shumica prej nesh nuk bën dot pa to. Studimet në fillim të këtij viti arritën në përfundimin se ngrënia e shpeshtë e këtyre ushqimeve mund të jetë shenjë e varësisë.

Është e vërtetë se shumë njerëz e kanë të vështirë të përmbahen kur është fjala për të ngrënë një ushqim të caktuar. Edhe pse e dinë se nuk është mirë për shëndetin e tyre, ata vazhdojnë të hanë dhe pak nga pak, një ditë shqetësohen se janë mbi peshë. Në qëndrën Rud të Universitetit Yale, shkencëtarët mendojnë se problemi i varësisë nga ushqimi është psikologjik. Ata besojnë se disa substanca të caktuara kimike në ushqime si sheqer e yndyrë, mund të krijojnë varësi njësoj si duhani, alkoholi a droga.

Për të parë reagimin e trurit, shkencëtarët në universitetin e shtetit Oregon vëzhguan dy grupe; në njërin u përfshinë persona që nuk përmbaheshin ndaj ushqimeve të ëmbëla; dhe në grupin tjetër persona që nuk e kishin këtë problem. Ata të gjithë kaluan nëpër aparate skanimi të trurit.

Drejtuesja e programit për politikën e ushqimit dhe obesitetin, Ashley Gerhardt thotë se nga të dhënat e grumbulluara doli se tek personat e ndërvarur ndaj ushqimeve të ëmbla, në zonat e trurit përgjegjëse për krijimin e varësive, u vu re një intensitet shumë i lartë, në krahasim me personat e grupit tjetër.

Bazuar në të dhënat, disa persona të caktuar janë të varur nga disa lloj ushqimesh dhe se problemi duhet kërkuar jo në stomak por në tru.

Studiuesit kanë mbi një shekull që diskutojnë nëse jemi apo jot ë varur ndaj dia tipe ushqimesh. Ka raste ku njerëzit nuk e kontrollojnë dot sasinë e ushqimit që konsumojnë. Sipas sutdimit të fundit, shkencëtarët thonë se varësia ndaj disa tipe ushqimesh mund të jetë problem për disa.

Për herë të parë një grup studiuesish studiuan lloje të ndryshme ushqimi, të cilat mund të çojnë në varësi. Ata pyetën rreth 120 studentë nga Universiteti i Michigan-it për rreth 35 ushqime të ndryshme që nga pica e deri tek brokoli – dhe nëse ata nuk e kontrollonin dot sasinë e çdo ushqimi që konsumonin. 18 prej ushqimeve ishte të përpunuara, gjë që do të thotë se përmbanin sheqer dhe yndyrë.

Ushqimet që kryesonin listën ishin picat, çokollatat, patatinat, biskotat, akulloret, patatet e skuqura, pijet me gaz, të gjitha këto konsiderohen si ushqime të përpunuara. Më pas renditej djathi dhe proshuta—ushqime këto me përmbajtje të lartë yndyre dhe kripe.

Ndërsa, frutat dhe perimet (luleshtrydhet, karotat dhe brokoli) u renditën në fund të listës.

"Në të njëtën mënyrë që janë prodhur drogat për të shtuar varësinë ndaj tyre, studimi arriti në përfundimin se ushqimet e përpunuara janë prodhuar qëllimisht që të krijojnë varësi tek njeriu me shtimin e yndyrës, karbohidrateve dhe sheqerit," tha Erica Schulte, psikologe e diplomuar nga Universiteti i Michigan-it dhe kryesuese e studimit, që u publikua në shkurt në "PLOS One".

Studiuesit gjetën se ushqimet më problematike ishin ato të pasura me shumë sheqer. Autorët shkruajtën se ishte pikërisht niveli i lartë i sheqerit që e bënte më të vështirë evitimin e këtyre ushqimeve.

Ata theksuan se jo të gjitha ushqimet kishin potencialin e varësisë, "por rëndësi ka që të kuptojmë cilat janë ato ushqime që na bëjnë të varur," tha Mike Robinson, profesor psikologjie në universitetin Wesleyan.

Edhe pse një grusht me bajame apo një gotë qumësht kanë një sasi të caktuar kalorish ato do të kenë një efekt tjetër në trurin tuaj.

Shumë simptoma të varësisë ndaj ushqimit ngjasojnë me simptomat e varësisë nga droga, njerëzit duan sa më shumë nga këto lloj ushqimesh për të përfituar të njëjtin efekt. Ata e dinë që këto ushqime u bëjnë keq, por nga ana tjetër ndjejnë ankth nëse nuk mund t'i hanë ato ose thjesht nga ideja që nuk mund t'i kenë.

Ashtu sikurse çdo varësi, hapi i parë është kuptimi në thellësi i problemit, thotë Robinson. "Mendoj se në shumicën e rasteve kur kemi problem me ndonjë substancë, nëse është ushqim apo lëndë tjetër…. thjesht nuk do t'i kushtojmë vëmendje".

Robinson sugjeron evitimin e ushqimeve nëse nuk jeni në gjendje të kontrolloni sasinë që konsumoni. "Meqënëse evitimi i këtyre ushqimeve nuk do të ndikojë tek vlerat e kërkuara ditore që duhet të merrni çdo ditë, mirë është të gatuani vetë ushqimin tuaj dhe të mos abuzoni me ushqime që nuk i nevojiten organizmit dhe çojnë në plakje të parakohshme apo sëmundje të shumta deri në vdekje.

Dhe sheqeri është kudo - duke përfshirë edhe gjithë ato "produkte pa yndyrë" që kujtonit se ishin të shëndetshme. Ja një listë e shpejtë e ushqimeve plot sheqer që shumica prej nesh hanë: drithërat (sidomos ato për fëmijë), shprishat e të gjitha llojeve, mëlmesat, frutat dhe ëmbëlsirat sigurisht, lëngjet, uji i gazuar, çamçakëzi, karamelet, pluhurat proteinikë, akulloret, pudingu, frutat e thata, fruta te konservuara, frutat e ngrira, kosi, vera, salcat etj., etj.

Ndoshta tani po mendoni: "Po unë përdor ëmbëlsues artificialë". E dini? Ato janë edhe më të këqija se sheqeri i zakonshëm, pasi një studim i kryer në Universitetin Duke tregoi se ato përmbajnë një atom klori që vret bakteret e mira në zorrën tuaj ashtu si klori vret mikroorganizmat në pishina. Mos u besoni fjalëve për ëmbëlsues pa sheqer. Si është puna që nuk ju pëlqen ushqimi i vërtetë? Jeni përtacë? Nëse jeni vërtet të tillë, shumë keq, ndoshta do të vdisni dhjetë vjet më shpejt.

E dimë, strategjia "Jo sheqerit" kërkon që të hiqni dorë nga shumë prej ushqimeve tuaja të parapëlqyera, diçka që mjaft njerëz nuk janë në gjendje ta vazhdojnë gjatë. Por duhet të gjeni një mënyrë për t'ia dalë mbanë. Përqëndrohuni në një ditë, pastaj në një javë, pastaj në një muaj. Mund ta bëni këtë me vullnet. Hani ushqim të vërtetë dhe jetoni më gjatë e më shëndetshëm.

Sheqeri është shkaktar i mbi 35 milionë vdekjeve në vit në mbarë botën dhe shkakton sëmundje të tilla si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Sheqeri jo vetëm ka "kalori boshe" (kalori pa asnjë vlerë ushqyese), por është edhe helmues, nuk bën mirë për presionin e gjakut, dëmton mëlçinë dhe ndikon te hormonet. Ndryshe nga ç'ndodhet me cigaret, paralajmërimi për dëmet e sheqerit nuk theksohet aq sa duhet, edhe pse sheqeri shkakton të njëjtin dëm si edhe duhani, për të mos thënë që edhe më shumë. Ai krijon një varësi tetë herë më të madhe sesa kokaina. Shumica e sheqerit ndodhet fshehur në ushqimet e përpunuara dhe pijet e ëmbla.